Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Gjatë intervistës, Ahmetaj u pyet edhe për personat me shtetësi ukrainase apo ruse që janë përmendur në këtë çështje.
ZVICËR- Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar ditën e sotme se KAYO është mënyra sesi devijohen paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës, në rastin konkret Roni. Gjatë një intervistë telefonike për emisionin "Task Force", Ahmetaj tha se koncepti KAYO do vijojë të klonohet, sepse kreu i organizatës e ka zakon.
Gjatë intervistës, Ahmetaj u pyet edhe për personat me shtetësi ukrainase apo ruse që janë përmendur në këtë çështje. Në lidhje me këtë, ai tha se nuk i njeh dhe se nuk ka informacion të detajuar mbi profilet e tyre. Sipas tij, verifikimi i tyre është detyrë e gazetarëve investigativë.
Pjesë nga intervista
Arben Ahmetaj: Do t'i përmend të gjitha. Në formën e Delvina Gas, pra të grabitjes me dhunë të një prone nën koncesion, është e njëjta, gati-gati e njëjta skemë tek Bankers-i dhe sot te Aeroporti i Vlorës.
Sonila Meço: Përfshirë dhe Aeroportin e Vlorës.
Arben Ahmetaj: Po, po, po, po. Teci i Vlorës.
Sonila Meço: Se në Vlorë qendërzohen disa aktivitete, pra është Teci i Vlorës...
Arben Ahmetaj: E do ta përmend edhe Tecin e Vlorës sepse e përmendin drejtpërsëdrejti. Pra këta kanë ngritur fillimisht një sistem sulmues ku në emër, të një pseudo kauze, këta grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë pa pasur asnjë frikë për pasojat juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit se nuk u shkon në mendje fare ajo lloj dhimbje. Dhe më pas pastaj dalin lloj-lloj personazhesh të cilët veprojnë në konceptin KAYO, që është klonuar dhe do të vijojë të klonohet, e theksoj do të vijojë të klonohet sepse kreu i organizatës e ka zakon.
Mbi një gjë të madhe që themi ne nga jugu, kërkon ta lajë me një gjë më të madhe sipër, që të s'dua ta përdor atë fjalën.
Dhe do të eci me atë konceptin e dinajit, të refuzimit, sepse praktikisht fatkeqësisht sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste është i gjithi në rresht. Edhe ata deputetë të cilët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo, çfarë është koncepti KAYO apo elementë të tjerë, kanë vendosur të mos flasin, është punë e tyre. Mua më vjen shumë keq, është e trishtë, por gjithsesi. Pra, koncepti KAYO është mënyra sesi devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës. Për shembull në rastin konkret klienti është Roni, por më pas mund të kesh klientë të tjerë, qoftë këta qytetarë ukrainas, nuk e di se çfarë qytetarësh janë...
Sonila Meço: Se këtu doja Zoti Ahmetaj... Po. Është shumë e qartë sepse edhe ju keni qenë shterues në shpjegimet tuaja tek Çim Peka Live lidhur me skemën se si funksionon. Kam disa pyetje në fakt lidhur... këta dyshtetëtas ukrainas, rusë... kush janë?
Arben Ahmetaj: Nuk i njoh me thënë të sinqertë, nuk i njoh profilet e tyre thellësisht, dhe kjo nuk është detyra ime.
Sonila Meço: Sigurisht, sigurisht.
Arben Ahmetaj: Është detyra e gazetarëve investigativë, unë nuk e di çfarë përfaqësojnë./Dosja.al
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për denoncimin e tij ditën e djeshme për amerikano-izraelitin Ron Yeff...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kreu i organizatës kontrollon segmente të caktuara të drejt&eum...
Flamur Noka TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Sp...
Klodjana Spahiu TIRANA- Seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar sapo ështe mbyllur. Gjatë kësaj seance, Kuvendi mirato...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka ironizuar qasjen e re të qeverisë ndaj qytetarëve përmes BESËS dh...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar ditën e sotme se objektivi i qeverisë &...
Berisha dhe Keith Self SHBA- Lideri i opozitës Sali Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një tak...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se shumica e&nb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryemin...
Evis Kushi TIRANA- Evis Kushi është emëruar nënkryetare e Parlamentit, ndërsa zëvëndëson në këtë po...