Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiq, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
"Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që i kemi parë", tha Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, në një konferencë për shtyp të martën.
Për vite me radhë, Komisioni Evropian ka mbështetur vazhdimin e bisedimeve për pranim midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3, për të cilin Serbia konsiderohet teknikisht e gatshme.
Angazhimi i fundit intensiv mbi këtë çështje ishte para pushimeve verore, kur Komisioni Evropian u bëri thirrje shteteve anëtare të arrinin një marrëveshje për hapjen e këtij grupi dhe kështu të zhbllokonin procesin e negociatave, i cili praktikisht kishte ngecur në pothuajse pesë vjetët e fundit.
"Në korrik, ne bëmë vlerësimin tonë në lidhje me Grupin 3. Ishte një vlerësim teknik i reformave dhe hapave të ndryshëm që duheshin përfunduar në mënyrë që Grupi 3 të ishte i hapur. Ky vlerësim u bë në korrik, bazuar në të gjithë elementët përkatës që ishin në dispozicion në atë kohë", shpjegoi Mercier.
Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociatash që nga dhjetori i vitit 2021.
Fillimisht, arsyeja për këtë ishte mungesa e përputhshmërisë me politikën e jashtme të BE-së, kryesisht dështimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës, ndërsa më vonë gjendja e sundimit të ligjit nxiti më tej skepticizmin e disa shteteve anëtare.
Gjendja është ndërlikuar edhe më shumë tani pas ngjarjeve lidhur me vdekjen dhe varrosjen e Mlladiqit.
Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin, në moshën 85 vjeç, dhe u varros në Beograd të hënën me nderime shtetërore e ushtarake, duke ngjallur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.
Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, në qershor 2021.
Ai u shpall fajtor për gjenocidin e kryer kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke i përshkruar skenat nga Beogradi gjatë varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Mlladiq, si "tronditëse".
“Elementet e mbështetjes zyrtare, si dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim, janë thellësisht dëshpëruese. Ato tregojnë dështimin për t’u përballur me kapitullin e errët të historisë së vonshme evropiane, dhe janë në kundërshtim me vlerat mbi të cilat bazohet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, theksuan në një deklaratë të përbashkët liderët e institucioneve kryesore evropiane.
Ndërkohë, von der Leyen së shpejti do të nisë turneun e saj të rregullt vjetor në vendet e rajonit. Ende nuk ka konfirmim nëse ajo do të vizitojë Serbinë me atë rast./REL
Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serbë të l...
Tarifat hakmarrëse të Kanadasë për një gamë të gjerë mallr...
Senatori amerikan i Vermontit, Bernie Sanders u ka dërguar...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burg ...
Një seri shpërthimesh kanë tronditur Kievin në orët e para...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të bll...
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjith...
Kryeministri britanik Andy Burnham foli sot në telefon me ...
Kina ka zhvilluar tashmë skenarë për përdorimin e humanoid...
Autoritetet ligjzbatuese kanë thënë të hënën se një grua ë...
Franca pritet të shënojë një nga vitet e saj më të këqija ...
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore p...
Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të punojnë me anëtarët e ...
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presiden...
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konak...
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë ...
Sulmet ajrore izraelite në një fshat në Libanin jugor kanë...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas fitores ...
Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Vol...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...