Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Në rang vendi janë raportuar 22 vatra zjarri, prej të cilave 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe 1 e shuar. Në operacione janë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura, krahas mjeteve zjarrfikëse, mjeteve mbështetëse, autoambulancave, dronit dhe 4 operacioneve me helikopterë.
QARKU TIRANË: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, si dhe 55 efektivë të FA, 5 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Kryezi të Kavajës është shuar, ndërsa në Malin e Bërzhitës zjarri është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat vendore.
QARKU DIBËR: Vijojnë aktive vatrat në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes në Bulqizë dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh, krahas forcave vendore, pyjore dhe vullnetare, operacioni mbështetet nga 22 efektivë të FA, 3 mjete dhe 1 autoambulancë. Në të gjitha këto vatra raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa në Lundre–Madhesh zjarri ndodhet në lartësi dhe në distancë të konsiderueshme nga banesat.
QARKU LEZHË: Aktive mbeten vatrat në Gallatë të Kurbinit dhe në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Bashkisë Lezhë. Në Gallatë ndërhyrja vështirësohet nga terreni, por nuk ka rrezik për banesat. Një angazhim i konsiderueshëm vijon në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku janë 100 forca vendore, pyjore dhe vullnetare, të mbështetura nga 124 efektivë të FA, 16 mjete, 2 autoambulanca dhe 1 helikopter. Edhe këtu nuk raportohen zona të banuara në rrezik.
QARKU ELBASAN: Vatra në Malin e Qukësit, Prrenjas, është nën mbikëqyrje dhe monitorohet nga MZSH. Në Gurëshpatë të Librazhdit zjarri vijon aktiv dhe në terren është angazhuar MZSH Librazhd me 1 automjet dhe 6 efektivë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
QARKU SHKODËR: Situata po ndiqet në disa zona. Vatra mbi Ludric dhe Shopel në Fushë-Arrëz është nën mbikëqyrje. Në Mnelë të Vogël, Vau-Dejës, zjarri vijon aktiv dhe operacioni mbështetet nga 27 efektivë të FA, 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot dhe 1 helikopter, krahas strukturave vendore. Në Bardhaj–Myselim, vijon puna me forca të MZSH-së, Shërbimit Pyjor, bashkisë dhe vullnetarë, të mbështetur nga 43 efektivë të FA dhe mjete, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Bërdicë është nën mbikëqyrje. Në Malin e Tërbunit, Pukë, zjarri vijon aktiv në pyll me pishë; në operacion janë forcat vendore dhe 32 efektivë të FA me 3 mjete dhe 1 autoambulancë. Edhe në Tërbun nuk ka rrezik për zonat e banuara.
QARKU VLORË: Në Bolenë të Himarës, vatra është nën mbikëqyrje nga MZSH Himarë. Në Qesarat të Finiqit zjarri, i shfaqur gjatë ditës së sotme në sipërfaqe me shkurre, vijon aktiv; në operacion është MZSH Finiq dhe është kryer edhe ndërhyrje me 1 helikopter.
QARKU FIER: Vatrat në Peshtan të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës janë tashmë nën mbikëqyrje. Strukturat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e tyre në terren për të parandaluar riaktivizimet.
QARKU DURRËS: Në Halil të Krujës, zjarri që ishte shfaqur pranë zonave të banuara është izoluar dhe shuar, ndërsa zona vijon të mbahet nën monitorim nga MZSH Krujë.
QARKU KUKËS: Vatra në Mamëz, njësia administrative Kolsh, e shfaqur sot në sipërfaqe me shkurre dhe pisha, është nën mbikëqyrje. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Më 10 shtator në orën 10:00 do të zhvillohet Mbledhja e Pë...
Protestuesit në ditën e 101-të të protestës kanë bllokuar ...
Pas protestës përpara Parlamentit, protestuesit janë zhven...
Sërish tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policis...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ndarë sot detaje...
Qindra qytetarë po vijojnë protestën e paralajmëruar para ...
Në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, o...
Në protestën jashtë ambienteve të Parlamentit vijojnë tens...
Teksa në Kuvend po zhvillohet seanca e parë e sesionit të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me audio-pë...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një njoftim në kuad...
Qindra forca policie kanë rrethuar pasditen e sotme zonën ...
Prokuroria Sarandë caktoi 20 masa sigurimi ‘arrest me burg...
Për më shumë se 25 vite, Vodafone Albania ka investuar në ...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të b...
Kryeministri Edi Rama sot në forumin e dytë të Inovacionit...
Mbi mbledhjen lidhur me situatën e pagesave të magjistratë...
Janë publikuar në konferencën e Ministrave të Arsimit në B...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia ësh...
Administrata e Gjykatës së Tiranës ka bojkotuar sot punën ...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...