BOTA /

VIDEO/ Aeroportet britanike në kaos, një defekt në sistemin e trafikut ajror pezullon fluturimet

Sipas të dhënave të Flightradar24, të cituara nga Associated Press, të paktën 625 fluturime drejt dhe nga aeroportet britanike u anuluan, ndërsa shumë të tjera pësuan vonesa të konsiderueshme.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Aeroportet britanike në kaos, një defekt në sistemin e

Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Britani ka shkaktuar kaos në aeroportet e vendit, duke çuar në anulimin e më shumë se 600 fluturimeve dhe bllokimin e mijëra pasagjerëve.

Problemi u regjistrua në sistemin e përpunimit të fluturimeve të Shërbimeve Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS), që menaxhon kontrollin e trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të Flightradar24, të cituara nga Associated Press, të paktën 625 fluturime drejt dhe nga aeroportet britanike u anuluan, ndërsa shumë të tjera pësuan vonesa të konsiderueshme.

Defekti shkaktoi ndërprerje të mëdha në trafikun ajror, duke prekur udhëtarë në disa aeroporte të vendit. Autoritetet dhe kompanitë ajrore po punojnë për rikthimin e situatës në normalitet.

Poll