Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serbë të largohen nga vendi brenda 48 orëve, duke i akuzuar se kanë kaluar vijat e kuqe duke e lartësuar Ratko Mlladiqin, të dënuarin për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje.
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, tha se Millan Dulanoviq, atashe ushtarak, dhe Darko Maksimoviq, këshilltari i përfaqësuesit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Ambasadën e Serbisë në Bosnje, kanë 48 orë të largohen nga vendi.
“Ata kanë 48 orë nga ora 14:00 për t’u larguar nga Bosnje e Hercegovina, ne do t’ua anulojmë kartat diplomatike në Bosnje. I bëjmë thirrje trupit diplomatik të mos bashkëpunojë më me ta”, tha Konakoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të martën.
Ai u kërkoi Dulanoviqit dhe Maksimoviqit t’i “ndjekin rregullat”.
Konakoviq tha se e mori vendimin në përputhje me Rregulloren për Shpalljen e Personave të Padëshiruar dhe të Papranueshëm, të cilën Presidenca e Bosnje e Hercegovinës e miratoi në vitin 2004.
Duke komentuar zhvillimet në Serbi gjatë ditëve të fundit në lidhje me glorifikimin e Mlladiqit, i cili u varros me nderime shtetërore dhe ushtarake të hënën, Konakoviq tha: “Ata i kaluan të gjitha vijat e kuqe që bënë dje, pardje, ditë më parë”.
Konakoviq njoftoi po ashtu se është tërhequr pëlqimi për deklaratën e përbashkët mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, e cila duhej të nënshkruhej më 1 tetor në Mal të Zi.
“Ne nuk do të nënshkruajmë deklarata të tilla, letra boshe, përderisa e kemi një Serbi që po shohim këto ditë, Serbinë e viteve ‘90, e cila po na paralajmëron vërtet se gjërat nuk janë normale. Ne besojmë se kjo nuk është e përshtatshme”, tha Konakoviq.
Ai deklaroi se Qeveria e Malit të Zi është njoftuar për këtë vendim.
“Me një Serbi si kjo, ne nuk do të nënshkruajmë dokumente dhe fjalë banale për marrëdhënie të mira fqinjësore derisa të ndryshojë situata në Serbi”, tha ai.
Zyra e kryetarit të Presidencës së Bosnjës i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk kanë një qëndrim në lidhje me vendimet e Konakoviqit.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ende nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me vendimin e Konakoviq.
Dëbimi i tyre vjen një ditë pasi Konakoviq njoftoi se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Mlladiq.
Konakoviq tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.
Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë.
Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiqit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.
“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviq të hënën.
Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin, në moshën 85 vjeç, dhe u varros në Beograd të hënën me nderime shtetërore e ushtarake, duke ngjallur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.
Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, në qershor 2021.
Ai u shpall fajtor për gjenocidin e kryer kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995.
Marrëdhëniet midis Bosnjës dhe Serbisë janë rënduar nga krizat politike edhe më parë, por tërheqja e pothuajse të gjithë stafit të ambasadës është ndër lëvizjet më serioze që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2000.
Mosmarrëveshja më e famshme diplomatike ndodhi në vitin 2007 pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi padinë e Bosnjës kundër Serbisë për gjenocid, gjë që rezultoi në reagime të ashpra politike, por pa ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.
Një valë e re tensionesh pasoi në vitin 2021 pas vendimit të përfaqësuesit të atëhershëm ndërkombëtar, Valentin Inzko, për të ndaluar mohimin e gjenocidit, kur zyrtarë nga Serbia dhe Republika Sërpska shkëmbyen mesazhe të ashpra me Sarajevën, por misionet diplomatike vazhduan të funksiononin rregullisht.
Më pas, në vitin 2024, Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën e Srebrenicës, e cila nxori në pah faktet nga vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave vendase.
Mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës dënohen, por nuk përmenden njerëz apo shtete.
Rezoluta shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit.
Serbia dhe Rusia ishin ato që e kundërshtuan më shumë miratimin e Rezolutës./REL
Tarifat hakmarrëse të Kanadasë për një gamë të gjerë mallr...
Senatori amerikan i Vermontit, Bernie Sanders u ka dërguar...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burg ...
Një seri shpërthimesh kanë tronditur Kievin në orët e para...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të bll...
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjith...
Kryeministri britanik Andy Burnham foli sot në telefon me ...
Kina ka zhvilluar tashmë skenarë për përdorimin e humanoid...
Autoritetet ligjzbatuese kanë thënë të hënën se një grua ë...
Franca pritet të shënojë një nga vitet e saj më të këqija ...
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore p...
Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të punojnë me anëtarët e ...
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presiden...
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konak...
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë ...
Sulmet ajrore izraelite në një fshat në Libanin jugor kanë...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas fitores ...
Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Vol...
Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Kei...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...