web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testi PISA 2025/ Publikohen rezultatet për Shqipërinë

8 Shtator 2026, 13:35, Aktualitet CNA

Testi PISA 2025/ Publikohen rezultatet për Shqipërinë

Janë publikuar në konferencën e Ministrave të Arsimit në Bratislavë, rezultatet e testit PISA 2025.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur rezultatet për Shqipërinë, ku shprehet se ka shënuar përmirësime të ndjeshme në raport me vetveten, por edhe krahasuar me vendet e rajonit.

Konkretisht Shqipëria ka shënuar rritje në testin e matematikës me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë.

Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas vende si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa udhëheq klasifikimin në matematikë së bashku me Malin e Zi. 

“Nga Bratislava ku është mbledhur ministeriali i vendeve të OECD për të publikuar rezultatet e testit të fundit PISA 2025, kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë, ku Shqipëria në të tre testet që bëhen nga PISA - leximi, shkencat dhe matematika, ka rritje të konsiderueshme. Në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë. Kemi rritje krahasuar jo vetëm me vitin 2022, por edhe në rajon, ku Shqipëria është në rezultatet më të larta. Konkretisht në matematikë dhe shkencë Shqipëria ka nivelin më të të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta tregues pasqyrojnë progresin që Shqipëria ka bërë në një fushë siç është arsimi dhe nuk është thjesht krenari historike, por sidomos ambicie dhe qëllim për të ecur përpara. Nuk është e rëndësishme se cilit vend ia kemi kaluar, por të kuptojmë se si PISA na ndihmon të rrisim performancën e mësuesve tanë dhe se si nxënësit të rrisin aftësitë e tyre” , tha ministrja. /CNA





Lajmet e fundit nga