web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Ksamil/ Prokuroria lëshon 20 masa arresti me burg

8 Shtator 2026, 15:25, Aktualitet CNA

Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Ksamil/

Prokuroria Sarandë caktoi 20 masa sigurimi ‘arrest me burg’ për shtetas që bazusar në hetime rezultuan se shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Ksamil duke përfshirë edhe turistë të huaj.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u dha masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 20 persona, të akuzuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.442 të vitit 2026, të nisura mbi bazën e informacionit referues të ardhur nga Komisariati i Policisë Sarandë, rezultoi se shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht kokainë por dhe cannabis. Shpërndarja bëhej prej tyre në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit kryesisht në zonën e shëtitores, në plazhe, pranë gjimnazeve si edhe në Beach Bar-et për turistat.

Dyshohet se në këtë aktivitet, janë të përfshië edhe shtetas të huaj të cilët kontaktojnë shtetasit e akuzuar të blejnë doza me shumicë dhe kryejnë shpërndarjen e tyre në zonën e Ksamilit dhe të Sarandës. Lënda narkotike cannabis sativa dyshohet se sigurohet nga fshati Shenvasil apo fshatrat përreth.

Në funksion të këtij procedimi, gjatë një periudhe dy mujore, u kryen veprime simuluese, përgjime ambientale ku është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike dhe janë arrestuar më herët shtetasit A.N, A.C dhe K.J të cilëve ju sekuestrua lëndë narkotike e llojit cannabis 4 kg. Dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos caktimi i masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për 20 personat nën hetim:

1.         A.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

2.         F.F., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

3.         F.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

4.         A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

5.         E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

6.         M.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

7.         R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

8.         Dh.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

9.         N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

10.       F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

11.       E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

12.       K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

13.       D.S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

14.       Xh.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

15.       V.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

16.       B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;

17.       Sh.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal;

18.       N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;

19.       A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2; dhe

20.       K.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Gjatë ekzkutimit të vendimit të caktimit të masave të sigurimit dhe vendimit për lejimin e kontrollit janë gjetur në banesë dhe janë sekuestruar ndër të tjera dy armë zjarri personave nën hetim D.S dhe Sh.B.

 





Lajmet e fundit nga