web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e Ahmetaj për trafik armësh/ Noka ngre alarmin: Siguria në dorë të një grupi mafiozësh

8 Shtator 2026, 11:48, Politikë CNA

Akuzat e Ahmetaj për trafik armësh/ Noka ngre alarmin: Siguria në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një intervistë në CNA TV ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe akuzat e tij për trafik armësh.

Noka u shpreh se, ditën e parë që është artikuluar Ron Yeffet ka qenë opozita që e ka sulmuar çdo kontratë si aferë korruptive që mban erë.

Ai e cilësoi si një skandal të përmasave të rënda duke theksuar se siguria kombëtare ndodhet në dorë të një grupi trafikantësh.

“Arben Ahmetaj konfirmon të gjitha ato që ka thënë opozita ndër vite. Po të vini re çdo gjë që Arben Ahemtaj si njeri që ka qenë brenda tavës së pisllikut qeveritar ka konfirmuar çdo akuzë që i kemi bërë Ramës dhe regjimit. Ditën e parë që është artikuluar Ron Yeffet ka qenë opozita që e ka sulmuar çdo kontratë si aferë korruptive që mban erë. E kemi sulmuar në parlament, komision të sigurisë nga foltorja e PD. Edi Rama me lidhjet e tij, sepse është mik i Ramës e ka futur në lojë për ta pasuruar, e thotë vetë na ka autorizuar për të bërë punët e pista.

Për shkak të halleve të tij po tregon të vërtetat. Akuzon dhe drejton gishtin për trafik armësh. Fakton që janë kapur armë në Itali. Një si Kayo po krijohet në shëndetësi për të kapur shëndetësisnë, Rama me një grup mafiozësh mes vetes po e trajton Shqipërinë si plaçkë lufte që ndahet mes ortakësh.

Në këtë vend po të funksiononte drejtësia sot duhet të dilte SPAK dhe të deklaronte fillimin e një procesi nëse SPAK është organ jo nën tutelën e Ramës.

Për një kontratë ligjore filloi hetimin ndaj Nokës, për një aferë kriminale korruptive ku bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe taksat e shqiptarëve këtu SPAK fle gjumë nuk ekziston dhe kjo është shumë e rëndë.

Është skandal i përmasave më të rënda, siguria në dorë të një grupi trafikantësh dhe taksat ja ku shkojnë”, tha Noka./ CNA





11:32 Politikë

Kur bie Rama?

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka në intervistë...

Lajmet e fundit nga