web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prapaskenat e takimit Rama-Soros/ "Lirimi" i Veliajt, në qendër të diskutimeve

8 Shtator 2026, 11:59, Politikë CNA

Prapaskenat e takimit Rama-Soros/ "Lirimi" i Veliajt, në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka cilësuar situatën në bashkinë e Tiranës, si “luftë të brendshme” të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliajn.

Në intervistën e tij në CNA TV, Noka deklaroi se në takimin e fundit të Ramës me Aleks Soros në Dhërmi, ky i fundit i ka kërkuar me ngulm lirimin e Veliajt.

Më tej, Noka u shpreh se pavarësisht atyre që deklarohen publikisht, beteja mes Ramës dhe Veliajt është “jetë a vdekje”.

“Ajo që ndodhi me Tiranën është lufta e brendshme e Edi Ramës me Erion Veliajn. Unë di një gjë që Aleks Soros në darkën e fundit në Dhërmi i ka vënë kusht Edi Ramës, lirmin e Erion Veliajt. Ja ka kërkuar me ngulm. Ndërsa Edi Rama është justifikuar se unë nuk kam çfarë i bëj drejtësisë. Pra ky është një nga debatet e tyre. Se çfarë ndodh nuk e di. Edi Rama e do të pjekur jo të lirë Erion Veliajn. Edhe anasjelltas. Pavarësisht se çfarë deklarojnë publikisht e kanë jetë a vdekje betejën”, tha Noka. /CNA





11:32 Politikë

Kur bie Rama?

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka në intervistë...

Lajmet e fundit nga