web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtëna me armë zjarri në Has/ Një i plagosur

8 Shtator 2026, 18:43, Kronika CNA

Të shtëna me armë zjarri në Has/ Një i plagosur

Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me arma zjarri në Krumë të Hasit. Pas një konflikti çasti ka mbetur i plagosur 29-vjeçari J. A. 

Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

 

Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.


Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.





Lajmet e fundit nga