web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ripërtëritja nuk ka përfunduar"/ Noka e zbulon: Ja çfarë do të ndodhë me PD-në në vjeshtë

8 Shtator 2026, 11:33, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zbuluar se procesi i ripërtëritjes në këtë forcë politike nuk ka përfunduar përkundrazi do të vijojë në të gjitha bazat e saj.

I ftuar në CNA TV, Noka njoftoi se gjatë gjithë vjeshtës, PD do t’i nënshtrohet një procesi rrënjësor ripërteëritje dhe rienergjezimi. Ai shtoi më tej se paralelisht më këtë do të vijojë dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.

“Procesi i ripërtëritjes është domosdoshmëri. Ripërtëritja është një harmonizim i të rinjve me ata që kanë eksperiencë. Kjo në PD ka ndodhur deri tani në kupolë tani do të zbresë deri në gjitha bazat e saj. Kjo parti do ti nënshtrohet gjatë gjithë vjeshtës do ti nënshtrohen një procesi rrënjësor ripërteëritje dhe rienergjezimi me qëllim të vetëm ripërtëritjen. Paralelisht me këtë do të nisë dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme”, tha Noka. /CNA





11:32 Politikë

Kur bie Rama?

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka në intervistë...

Lajmet e fundit nga