Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili parashikon riorganizimin e hapësirës publike dhe zhvillimin e një kompleksi të gjerë nëntokësor.
Për ndërtimin e strukturave të projektit, FSHZH ka hapur procedurën e prokurimit me fond limit 2.08 miliardë lekë, mbi 21 milionë euro.
Tenderi, i çelur në Agjencinë e Prokurimit Publik, është pjesë e projektit “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 1&2” dhe konkretisht mbulon strukturat për ndërtimin e hapësirave publike multifunksionale dhe parkimit nëntokësor në sheshin “Nënë Tereza”.
Çfarë parashikohet
Ndërhyrja shkon përtej një parkimi të ri. Projekti teknik parashikon që pjesa më e madhe e funksioneve të reja të zhvillohet nën tokë, ndërsa sipërfaqja e sheshit të rikonceptohet si hapësirë kryesisht për këmbësorët. Në kompleks janë përfshirë parkimi, muzeu arkeologjik, një kapelë kushtuar Nënë Terezës dhe ambiente shërbimi për vizitorët.
Struktura nëntokësore do të shtrihet në disa nivele. Në kuotën -4 metra është parashikuar një shesh i ulur multifunksional, i cili do të funksionojë edhe si hapësirë hyrëse dhe shpërndarëse drejt funksioneve të tjera të kompleksit. Prej tij do të aksesohet bar-restoranti, kapela dhe holli i muzeut. Parkimi do të zhvillohet në nivelin -7.75 metra, ndërsa hapësira kryesore e muzeut arkeologjik do të zbresë deri në -19 metra.
Parkimi është projektuar me një kapacitet prej rreth 170 vendesh dhe do të lidhet drejtpërdrejt me hapësirat publike dhe funksionet e tjera të kompleksit nëpërmjet shkallëve dhe ashensorëve.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e projektit është ndryshimi i mënyrës së qarkullimit të automjeteve në zonë. Trafiku që aktualisht kalon në sipërfaqen e sheshit parashikohet të zhvendoset në një unazë nëntokësore, e cila do të rrethojë zonën e parkimit.
Aksesi do të bëhet përmes tre rampave me nga dy korsi: një në aksin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, dhe dy të tjera në rrugën “Lek Dukagjini”, përballë korpusit universitar.
Korridori nëntokësor i qarkullimit është projektuar me dy korsi nga 3.5 metra secila, ndërsa në të dy anët janë parashikuar edhe kalime për këmbësorë, të destinuara kryesisht për personelin, mirëmbajtjen dhe evakuimin në raste emergjente.
Hapësira e pritjes dhe hyrjes së muzeut do të ketë rreth 500 metra katrorë dhe do të përfshijë biletari, informacion, ambiente administrative dhe hapësira për aktivitete edukative dhe ekspozita. Kapela e Nënë Terezës është projektuar në një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë.
Një tjetër sipërfaqe prej rreth 340 metrash katrorë është rezervuar për bar-restorant, i integruar në sheshin e zhytur dhe në kompleksin kulturor.
Nga pikëpamja konstruktive, projekti mbështetet në një sistem me kolona, trarë dhe pllaka prej betoni të armuar, ndërsa thellësia e gërmimit kërkon mure perimetrale mbajtëse që formojnë strukturën mbrojtëse të kompleksit nëntokësor./ Monitor




Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pa...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 78.3 lekë dhe ...
Sektori bankar bëri më shumë se 107 mijë disbursime të kre...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë ...
Ekonomia amerikane dhe tregjet e saj financiare ndodhen në...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 78.4 lekë dhe s...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohe...
Prej fillimit të muajit shtator Tatimet kanë nisur të shpë...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
INSTAT ka publikuar të dhënat të cilat tregojnë se kostot ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera e këtij viti, aspak e favorshme në aspektin hidrik, d...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërk...
Komisioni i Prokurimit Publik ka kthyer për rivlerësim ten...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...