Plarent Ndreca dhe revolucioni i madh i Abetares
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi për varrimin e Ratko Mlladiçit, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte.
“Sllobodan Millosheviç është quajtur me të drejtë 'Kasap i Ballkanit' dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar”, shkroi Kurti në Facebook.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë cilësuar masakrën si gjenocid.
Kurti kritikoi mënyrën se si institucionet serbe e përcollën Mlladiçin, duke përmendur përdorimin e aeroplanit qeveritar, flamurit shtetëror, pjesëmarrjen e ushtrisë, ministrave, klerikëve dhe orkestrës.
“Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviç në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiçit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme", shkroi ai.
Sipas Kurtit, nderimet ndaj Mlladiqit përbëjnë një ndryshim në mënyrën e trajtimit të së kaluarës në Serbi.
“Dje mohimi ishte fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, shkroi Kurti.
Akt të turpit moral e politik e ka quajtur nderimin e figurës së Mlladiqit edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas tij, nderimet ushtarake që ia bëri Serbia “përbëjnë një akt të glorifikimit institucional të një njeriu të dënuar për gjenocid.”
Ceremonia e varrimit të Mlladiqit u dënua edhe nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilët i cilësuan pamjet nga Beogradi si “tronditëse”, ndërsa pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë si “thellësisht për keqardhje”.
Mlladiç u varros më 7 shtator në Beograd, me nderime ushtarake dhe shtetërore. Ai vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa u varros në varrezat Topçider në Beograd.
Ceremonia e varrimit u shoqërua me të shtëna nderi dhe fjalime lamtumire, në të cilat u madhërua e kaluara e tij gjatë luftës.
Përkujtimi, shërbesa fetare dhe varrimi në Beograd u shoqëruan me paralajmërime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se madhërimi i kriminelëve të dënuar të luftës është i papranueshëm. /REL
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burg ...
Një seri shpërthimesh kanë tronditur Kievin në orët e para...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të bll...
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjith...
Kryeministri britanik Andy Burnham foli sot në telefon me ...
Kina ka zhvilluar tashmë skenarë për përdorimin e humanoid...
Autoritetet ligjzbatuese kanë thënë të hënën se një grua ë...
Franca pritet të shënojë një nga vitet e saj më të këqija ...
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore p...
Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të punojnë me anëtarët e ...
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presiden...
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konak...
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë ...
Sulmet ajrore izraelite në një fshat në Libanin jugor kanë...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas fitores ...
Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Vol...
Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Kei...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka he...
Një avion mallrash Boeing 767-300, që operonte për Amazon ...
Zgjedhjet në Saksoni-Anhalt përfunduan, por formimi i qeve...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...