Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria, të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shpërndarjen e llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike si kanabis dhe kokainë.
SARANDË- Një grup prej 20 personash është lënë në burg pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Sarandës për shpërndarje të lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil. Sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria, të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shpërndarjen e llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike si kanabis dhe kokainë.
Droga shpërndahej në zona të frekuentura edhe nga turistë të huaj që dyshohet se kanë qënë klienta, si dhe pranë gjimnazeve.
NJOFTIMI I PROKURORISE:
"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u dha masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 20 persona, të akuzuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.442 të vitit 2026, të nisura mbi bazën e informacionit referues të ardhur nga Komisariati i Policisë Sarandë, rezultoi se shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht kokainë por dhe cannabis. Shpërndarja bëhej prej tyre në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit kryesisht në zonën e shëtitores, në plazhe, pranë gjimnazeve si edhe në Beach Bar-et për turistat.
Dyshohet se në këtë aktivitet, janë të përfshië edhe shtetas të huaj të cilët kontaktojnë shtetasit e akuzuar të blejnë doza me shumicë dhe kryejnë shpërndarjen e tyre në zonën e Ksamilit dhe të Sarandës. Lënda narkotike cannabis sativa dyshohet se sigurohet nga fshati Shenvasil apo fshatrat përreth.
Në funksion të këtij procedimi, gjatë një periudhe dy mujore, u kryen veprime simuluese, përgjime ambientale ku është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike dhe janë arrestuar më herët shtetasit A.N, A.C dhe K.J të cilëve ju sekuestrua lëndë narkotike e llojit cannabis 4 kg. Dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos caktimi i masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për 20 personat nën hetim:
1. A.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
2.F.F., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
3. F.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
4. A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
5.E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
6. M.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
7. R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
8. Dh.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
9. N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
10. F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
11.E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
12. K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
13. D.S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
14. Xh.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
15. V.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
16. B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
17.Sh.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal;
18.N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
19. A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2; dhe
20. K.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.
Gjatë ekzkutimit të vendimit të caktimit të masave të sigurimit dhe vendimit për lejimin e kontrollit janë gjetur në banesë dhe janë sekuestruar ndër të tjera dy armë zjarri personave nën hetim D.S dhe Sh.B."/Dosja.al
Pamje Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqi...
Pamje TIRANË- Kuvendi pritet të rikthehet me seancën e parë plenare të sezonit të ri ditën e sotme. Njëkohësi...
Aulon Kalaja KRUJA- Kreu i PD-së së Krujës dhe aktivisti Aulon Kalaj ka ngritur shqetësim mbi situatën me zjarret në fs...
Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, në Hagë. Foto arkivi. Aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rex...
Pamje nga grabitja SPANJA- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Spanjë, ku dy shqiptarë kanë grabitur banesën e një s...
Ylli Zalla Ylli Zalla, njeriu që për 9 muaj me radhë “luajti” kukafshehtas me Policinë e Shtetit, është marrë...
TIRANË- Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri vijojnë të mbeten dukshëm pas mesatares së vendeve të OE...
VLORË- Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike t&...
Isa Soares TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka shprehur sërish mbështetjen e saj për protestën e qytetarëve shqiptar&eum...
GJKKO TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, në shenjë prot...