Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Më tej, ai ka treguar edhe shqetësimin e banorëve, pasi në vendngjarje nuk ka prani të forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrje nga ajri.
KRUJA- Kreu i PD-së së Krujës dhe aktivisti Aulon Kalaj ka ngritur shqetësim mbi situatën me zjarret në fshatin Halil të Krujës, ku flakët kanë përfshirë një zonë me ullishte. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Kalaja ka kërkuar një ndërhyrje urgjente nga ana e institucioneve të emergjences civile, pasi situata po përshkallëzohet. Në videon e postuar nga Kalaja, shihen banorët të cilët po përpiqen të shuajnë flakët me anë të mjeteve rrethanore.
Më tej, ai ka treguar edhe shqetësimin e banorëve, pasi në vendngjarje nuk ka prani të forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrje nga ajri. Ai thekson se është bërë një muaj që Kruja nuk po gjen paqe si pasojë e flakëve dhe vatrave të zjarrit të cilat riaktivizohen.
Aulon Kalaja: Ndodhem në fshatin Halil, ku pas shpinës time siç e shikoni janë riaktivizuar flakët e zjarrit, të cilat u shuan natën e mbrëmshme. Jemi te Kurora e Pishave të Krastës, ndërkohë që në një zbritje graduale më poshtë, siç e shikoni janë flakë zjarri të cilat po përpinë ullishtet e gjithë kësaj zone. Bëhet fjalë për shumë hektarë, shumë pemë ulliri dhe pemë të tjera, të cilat janë të djegura totalisht dhe siç e shikoni edhe përmes pamjeve aty ka banorë të zonës të cilët po përleshen me flakët. Janë njerëz të cilët po marin pjesë vetë në fikjen e zjarrit.
Nuk ka prani helikopterësh, ju bëjmë thirrje dhe kjo video është sensibilizuese të gjithë institucioneve të kthejnë kokën nga Krasta e Krujës, nga fshati Halil dhe të ndërhyhet edhe një herë nga ajri, pasi flakët po përpinë ullishtet e mrekullueshme të Krujës. Kruja nuk po gjen paqe dhe ka një muaj që po digjet në mënyrë sistematike. Jemi sot me 8 shtator dhe që nga data 8 gusht, kemi djegie sistematike të Krujës, të Zidollit, Albanapolosit, lagja Boje, Varosh, Parabitë, lagja Baze, Fushë-Kruja, zjarr në Grebzë dhe në Mukje e në Bilaj.
Ndërkohë sot e ka rradhën fshati Halil, i cili siç e shikoni po digjet në mënyrë graduale tani dhe nuk ka ndërhyrje nga ajëri. Më kanë marrë banorët në telefon, pasi kërkojnë zjarrfikëse dhe helikopter. Kjo është thirrje urgjente për të gjithë insitucionet e emergjencës civile që ti kthejnë sytë nga Kruja, pasi siç e shikoni janë banorë të cilët po fikin vetë zjarrin./Dosja.al
Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, në Hagë. Foto arkivi. Aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rex...
Pamje nga grabitja SPANJA- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Spanjë, ku dy shqiptarë kanë grabitur banesën e një s...
Ylli Zalla Ylli Zalla, njeriu që për 9 muaj me radhë “luajti” kukafshehtas me Policinë e Shtetit, është marrë...
TIRANË- Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri vijojnë të mbeten dukshëm pas mesatares së vendeve të OE...
VLORË- Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike t&...
Isa Soares TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka shprehur sërish mbështetjen e saj për protestën e qytetarëve shqiptar&eum...
GJKKO TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, në shenjë prot...
foto ilustruese TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, katër punonj&...
Maks Haxhia TIRANË- Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të Gjykatë...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre t&eu...