LIVE UPDATES
Bota

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiçit

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, tha se Millan Dulanoviq, atashe ushtarak, dhe Darko Maksimoviq, këshilltari i përfaqësuesit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Ambasadën e Serbisë në Bosnje, kanë 48 orë të largohen nga vendi.

8 Shtator 2026, 16:22 Nga G.M
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq.

Bonje e Hercegovina i ka urdhëruar dy diplomatë serbë të largohen nga vendi brenda 48 orëve, duke i akuzuar se kanë kaluar vijat e kuqe duke e lartësuar Ratko Mlladiçin, të dënuarin për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, tha se Millan Dulanoviq, atashe ushtarak, dhe Darko Maksimoviq, këshilltari i përfaqësuesit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Ambasadën e Serbisë në Bosnje, kanë 48 orë të largohen nga vendi.

“Ata kanë 48 orë nga ora 14:00 për t’u larguar nga Bosnje e Hercegovina, ne do t’ua anulojmë kartat diplomatike në Bosnje. I bëjmë thirrje trupit diplomatik të mos bashkëpunojë më me ta”, tha Konakoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të martën.

Ai u kërkoi Dulanoviqit dhe Maksimoviqit t’i “ndjekin rregullat”. Konakoviq tha se e mori vendimin në përputhje me Rregulloren për Shpalljen e Personave të Padëshiruar dhe të Papranueshëm, të cilën Presidenca e Bosnje e Hercegovinës e miratoi në vitin 2004.

Duke komentuar zhvillimet në Serbi gjatë ditëve të fundit në lidhje me glorifikimin e Mlladiqit, i cili u varros me nderime shtetërore dhe ushtarake të hënën, Konakoviq tha: “Ata i kaluan të gjitha vijat e kuqe që bënë dje, pardje, ditë më parë”. Serbia nderon “Kasapin e Bosnjës”, duke shkaktuar reagime të ashpra ndaj madhërimit të tij Konakoviq njoftoi po ashtu se është tërhequr pëlqimi për deklaratën e përbashkët mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, e cila duhej të nënshkruhej më 1 tetor në Mal të Zi.

“Ne nuk do të nënshkruajmë deklarata të tilla, letra boshe, përderisa e kemi një Serbi që po shohim këto ditë, Serbinë e viteve ‘90, e cila po na paralajmëron vërtet se gjërat nuk janë normale. Ne besojmë se kjo nuk është e përshtatshme”, tha Konakoviq.

Ai deklaroi se Qeveria e Malit të Zi është njoftuar për këtë vendim.

“Me një Serbi si kjo, ne nuk do të nënshkruajmë dokumente dhe fjalë banale për marrëdhënie të mira fqinjësore derisa të ndryshojë situata në Serbi”, tha ai.

Zyra e kryetarit të Presidencës së Bosnjës i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk kanë një qëndrim në lidhje me vendimet e Konakoviqit. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ende nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me vendimin e Konakoviq.

Dëbimi i tyre vjen një ditë pasi Konakoviq njoftoi se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Mlladiq. Konakoviq tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.

Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë. Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiqit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviq të hënën.

Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin, në moshën 85 vjeç, dhe u varros në Beograd të hënën me nderime shtetërore e ushtarake, duke ngjallur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare. Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, në qershor 2021.

Ai u shpall fajtor për gjenocidin e kryer kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995.

Mosmarrëveshjet e mëparshme diplomatike

Marrëdhëniet midis Bosnjës dhe Serbisë janë rënduar nga krizat politike edhe më parë, por tërheqja e pothuajse të gjithë stafit të ambasadës është ndër lëvizjet më serioze që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2000.

Mosmarrëveshja më e famshme diplomatike ndodhi në vitin 2007 pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi padinë e Bosnjës kundër Serbisë për gjenocid, gjë që rezultoi në reagime të ashpra politike, por pa ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Një valë e re tensionesh pasoi në vitin 2021 pas vendimit të përfaqësuesit të atëhershëm ndërkombëtar, Valentin Inzko, për të ndaluar mohimin e gjenocidit, kur zyrtarë nga Serbia dhe Republika Sërpska shkëmbyen mesazhe të ashpra me Sarajevën, por misionet diplomatike vazhduan të funksiononin rregullisht.

Më pas, në vitin 2024, Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën e Srebrenicës, e cila nxori në pah faktet nga vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave vendase.

Mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës dënohen, por nuk përmenden njerëz apo shtete. Rezoluta shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit. Serbia dhe Rusia ishin ato që e kundërshtuan më shumë miratimin e Rezolutës./REL

ratko mlladiç rel

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim