Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Kërkesë kjo që i ishte pranuar edhe në nisje të seancës konstituive më 6 gusht. Kurti atëherë kishte deklaruar se “konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme e të panevojshme”.
Është bërë një muaj qëkurse seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre më 8 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, nuk e propozoi një kandidat për kryetar por kërkoi kohë shtesë deri në arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin.
Kërkesë kjo që i ishte pranuar edhe në nisje të seancës konstituive më 6 gusht. Kurti atëherë kishte deklaruar se “konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme e të panevojshme”. Një vazhdim i radhës i seancës konstituive është caktuar për të mërkurën më 9 shtator, nga kryesuesi Avni Dehari.
Por, a do të mbyllet konstituimi i Kuvendit brenda kësaj dite?
Marrëveshja politike për presidentin, e cila ishte parakusht për Kurtin që të vazhdohej me seancën konstituive, u arrit më 31 gusht midis LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Megjithëse votat për Bekim Sejdiun, kandidatin për të cilin u pajtuan të dy partitë, nuk janë tashmë të sigurta, mbetet e paqartë nëse veç dakordimi për emrin e tij do të mjaftojë që deputetët ta mbyllin të mërkurën konstituimin apo do të kërkohet sërish kohë shtesë.
“Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, ishte përgjigja e Kurtit të martën kur u pyet nga gazetarët se a do të propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Megjithëse e konsideruan jashtë aftit kushtetues, dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe LDK-ja kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit. Kreyetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi të hënën se Kosova duhet të ketë Kuvend të konstituuar, ndërsa tregoi se deputetja, Vlora Çitaku, do të jetë kandidate për nënkryetare të dytë të Kuvendit.
“Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend”, tha Hamza.
Pjesëmarrjen e LDK-së në seancë e konfirmoi para mediave të hënën deputetja e kësaj partie Jehona Lushaku.
“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj", tha ajo.
Ndërkaq, Aleanca nuk ka njoftuar ende zyrtarisht se a do të marrin pjesë në seancën e së mërkurës. Mirëpo, deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj, deklaroi të hënën në televizionin T7 se "na ka mbaruar mandati si deputet pas tejkalimit të afatit".
“Unë nuk kam mandat më, të shkoj në një seancë pa mandat kushtetues, nuk lejohet”, tha Haradinaj.
Cili ishte afati për konstituim?
Sipas një aktgjykimi të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026.
Në një përplasje midis deputetëve të opozitës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje më 12 gusht kur Kuvendi priste vizitorë nga diaspora, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte argumentuar se kishin kohë 30 ditë për ta konstituuar Kuvendin nga dita kur ishte thirrur seanca konstituive më 6 gusht. “Është 6 shtator”, kishte deklaruar Gërvalla sa i përket ditës së fundit të këtij afati, i cili tashmë është tejkaluar.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se konstituimi i Kuvendit është një obligim kushtetues që nuk duhet të anashkalohet, pavarësisht shklejes së afateve kushtetuese.
“Konstatimi i kësaj shkeljeje nuk nënkupton se shkelja duhet të vazhdojë. Përkundrazi. Fakti se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues nuk mund të shërbejë si argument që Kuvendi të mos konstituohet as pas kalimit të këtij afati”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Sipas tyre përfundimi i afatit nuk mund të nënkuptojë përfundimin e detyrimit për t'i bërë institucionet funksionale.
“Shkelja që ka ndodhur duhet të konstatohet dhe të mos relativizohet, por ajo nuk mund të përdoret për të prodhuar një bllokadë të re dhe potencialisht të pakufishme”.
Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve. Pas kësaj i hapet rrugë mabjtjes së seancave për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri të Kosovës. Për formimin e Qeverisë së re nga LVV kanë deklaruar se nuk u mungojnë 61 votat e nevojshme, por për çështjen e presidentit votat ende nuk janë të sigurta.
Gjashtë nga 18 deputetët e LDK-së kundërshtuan marrëveshjen që partia e tyre e arriti në fundin e gushtit me LVV-në, që Bekim Sejdiu të kandidohet për president. Sipas rregullit kushtetues, në dy rundet e para presidenti zgjidhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 vota nga 120 deputetë.
Nëse nuk arrihet kjo shumicë, kalohet në rundin e tretë, ku presidenti zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë që ky votim të jetë i vlefshëm. Partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, ka 53 deputetë, dhe llogarit edhe në votën e 10 deputetëve nga komunitetet pakicë.
Kurse, partia e tretë, LDK-ja, ka 18 deputetë, gjashtë prej të cilëve janë deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut. Kjo nënkupton se marrëveshja për presidentin tani për tani gëzon mbështetjen e 74 deputetëve. Ndërkaq, PDK-ja e cila ka 22 deputetë, nuk ka ofruar mbështetje për këtë kandidat, ashtu sikurse Aleanca, e cila ka kushtëzuar votën tetë deputetëve të saj. Mirëpo kreu i LVV-së tha më 8 shtator se do të vazhdojnë edhe më tutje takimet dhe bisedimet për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, për të parandaluar shkuarjen në zgjedhje./REL
Pamje nga zjarri LEZHË- Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ugr...
Pamje TIRANA- Policia ka shoqëruar më herët dy protestues me pretendimin se kanë shkelur perimetrin e sigurisë. Një prej prot...
Pamje TIRANË- Kuvendi ka nisur ditën e sotme seancën e parë për sesionin e ri parlamentar. Njëkohësisht, qytetarët ...
Pamje TIRANA- Tensionet janë rikthyer tek Ushtari i Panjohur, ku dhe po zhvillohet protesta. Protestuesit kanë qëlluar me vezë, nd...
Pamje TIRANA- Qytetarët po vijojnë protestën e tyre para ambienteve të Kubdenit, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca&n...
Pamje nga zjarri LIBRAZHD- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në lagjen Drapata, në Njësinë...
Protesta TIRANË- Protesta para Kuvendit ditën e sotme është përshkallëzuar. Për shkak të tensioneve mes protes...
Pamje TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është ndjekur nga protestuesit teksa ka hyrë në qendrën treg...
Prokuroria e Sarandës SARANDË- Një grup prej 20 personash është lënë në burg pas hetimeve të kryera nga ...
Pamje Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqi...