LIVE UPDATES
Aktualitet

Hoxha: Shqipëria, e gatshme ta luajë rolin e vet përkrah SHBA-së për paqe në Gazë

Ai theksoi se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

8 Shtator 2026, 18:34 Nga G.M
Hoxha: Shqipëria, e gatshme ta luajë rolin e vet përkrah
Gjeneralmajor Jasper Jeffers, komandant i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Tiranë, Shqipëri, më 8 shtator 2026.

Gjeneralmajor Jasper Jeffers, komandant i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Tiranë, Shqipëri, më 8 shtator 2026. Shqipëria është e përgatitur për të kontribuar në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Rripin e Gazës, si dhe për të luajtur rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë, tha të martën ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

Hoxha i bëri këto komente pas një takimi në Tiranë me gjeneralmajorin amerikan Jasper Jeffers, i cili është komandant i ISF-së. Jeffers qëndroi për një vizitë në Shqipëri, ku u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Hoxha tha në një shkrim në X se bisedoi me Jeffersin për rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të sjellin ndryshim.

Ai theksoi se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

"Kontributi ynë në ISF është një vazhdim i natyrshëm i këtij angazhimi dhe i besimit tonë se vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të japin kontribute domethënëse në adresimin e sfidave të kohës sonë", deklaroi Hoxha.

Edhe ministri Nufi theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontribut në misione të përbashkëta ndërkombëtare, duke e lidhur pjesëmarrjen në ISF me partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u zotua për të dërguar trupa në kuadër të këtij misioni në Gazë. Në fillim të këtij viti, një ekip i ushtrisë shqiptare ishte dërguar në Gazë për të parë nga afër gjendjen në terren.

Asokohe, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pati thënë se kontingjenti i parë shqiptar që mund të dërgohej në Gazë do të ishte pjesë e shtabit të ISF-së, ndërsa më pas do të shqyrtohej një kontribut më i gjerë me trupa. Jeffers vizitoi Shqipërinë një ditë pasi ishte në Kosovë, ku së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nënshkruan një marrëveshje që formalizon përfshirjen e Kosovës në ISF.

Edhe Kosova kishte dërguar në fillim të vitit ekip në Gazë për ta vlerësuar terrenin para zhvendosjes së trupave atje. Deri tani, përvec Kosovës dhe Shqipërisë, dhe Indonezia, Maroku dhe Kazakistani i janë bashkuar ISF-së, ndërsa Egjipti dhe Jordania janë zotuar ta trajnojnë policinë.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese buron nga një plan 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë. Trumpi krijoi Bord të Paqes për të mbikëqyrur planin e tij për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar.

Sipas planit, forca paqeruajtëse duhet të zhvendosen në Gazë për të siguruar zonat pas tërheqjes së forcave izraelite, si dhe t’i trajnojnë forca e reja policore palestineze dhe të mbështesin dërgimin e ndihmave atje. Pjesa më e madhe e Gazës mbetet në rrënoja pas dy vjetësh luftë, e cila u shkaktua nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Hamasi është grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Por, që nga njoftimi për një marrëveshje në fund të korrikut, përpjekjet për dërgimin e trupave kanë ngecur, pasi si Izraeli, ashtu edhe Hamasi nuk kanë pranuar t’i përmbushin kushtet që do ta mundësonin zbatimin e marrëveshjes. I dërguari i Trumpit dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, zhvilloi takime të ndara me zyrtarë të Hamasit dhe me udhëheqës izraelitë në gusht, por u largua pa ndonjë përparim, pasi të dyja palët qëndruan të palëkundura në kërkesat e tyre kryesore.

Prandaj, mbetet e paqartë se kur do të mund të dërgohen trupat e misionit ndërkombëtar në Gazë. Plani i armëpushimit e ka ulur dhunën në Gaza, por nuk i ka dhënë fund sulmeve izraelite dhe as nuk ka siguruar çarmatimin e militantëve. Më shumë se 1.200 palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga arritja e armëpushimit në tetor, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës dhe ushtrisë izraelite./REL

jasper jeffers gaza shba

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim