Policia e Kosovës sqaron planet e sigurisë: Ndërmarrja e masave është procedurë e rregullt, shmangni keqinformimin

13 Shtator 2026 | 21:29

Policia e Kosovës ka dalë këtë të diele me një njoftim zyrtar teksa ka sqaruar lidhur me masat e sigurisë. Ky reagim i policisë ka ardhur për të parandaluar ndonjë keqinformimi të mundshëm pasi sipas tyre disa shkrime të shpërndara shkruajnë se Kosova po “blindohet” në prag të vendimit të Hagës.

Policia thekson se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore.

Sipas njoftimit, sikurse edhe në rastin e marshit solidarizues paqësor të datës 12 shtator, dhe në tubime apo aktivitete të ndryshme, masat planifikohen në funksion të menaxhimit të sigurt të tubimeve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, qarkullimit të trafikut rrugor si dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktiviteteve.

“Në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve policore merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese.

Këto janë masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LVV dhe LDK me një emër për presidentin, deputeti Kraki: Bashkë i kemi numrat! Ju bëj thirrje që mos ta…

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur e zhvillimet...
21:04 | 13/09/2026

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar që kjo parti të propozojë sa më shpejt...
20:39 | 13/09/2026

Albin Kurti prezanton kabinetin e ri të ministrave (Emrat)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, duke bërë publike emrat që do të drejtojnë dikasteret e ekzekutivit. Zv. Kryeministër i...
15:29 | 13/09/2026