AKTUALITET /

Alarm për b*mbë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

Shkruar nga Versus

Alarm për b*mbë! Gjendet një çantë e dyshimtë

Një çantë e dyshimtë e konstatuar në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme ka vënë në alarm autoritetet këtë mëngjes.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekspertët, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse çanta përbënte ndonjë rrezik.

Pas kontrollit, rezultoi se çanta ishte bosh dhe nuk përmbante asgjë të rrezikshme.

Pavarësisht se alarmi rezultoi i pabazë, autoritetet zbatuan procedurat e sigurisë dhe kryen kontrollet përkatëse për të garantuar që situata të ishte plotësisht e sigurt./Versus.al

Tags:

bombe

Poll