Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku flakët kanë përfshirë një kodër dhe po përhapen me shpejtësi.
Situata paraqitet shqetësuese, pasi flakët janë afruar pranë zonave të banuara dhe disa banesa ndodhen në rrezik.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Megjithatë, terreni dhe përhapja e shpejtë e zjarrit po e vështirësojnë ndërhyrjen.
Banorët e zonës kanë kërkuar shtimin e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa situata ka nxitur edhe kërkesa për ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin sa më të shpejtë të flakëve dhe mbrojtjen e banesave.
#Krujë #Krastë #Zjarr #Zjarre #Zjarrfikësit #Emergjencë #Banesat #MbrojtjaCivile #Shqipëri

