Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zgjedhjet në Suedi, opozita e qendrës së majtë në avantazh, goditet e djathta ekstreme

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”
    Të tjera

    Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”

    September 7, 2026

    Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë.

    Dosja që Top Channel e disponon tregon se, pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Spitalit Ushtarak. Por rezulton se administratori Kërciku ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta. Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën që u paraqit në biznesin e shokut të tij për shkak të portofolëve virtualë. I dyshuari rezulton se u thirr nga policia gjatë orëve që nuk dihej asgjë për fatin e të riut dhe, ndërsa ai rezultonte i zhdukur, Shakaj shprehet se e kishte takuar Eglantin në datën 3 qershor.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë e kriptomonedhave dhe të call center-ave.

    Shakaj e mashtroi policinë duke e cituar viktimën t’i kishte thënë: “Njëri nga personat që ka portofolin tonë dixhital ka rënë në burg në Dubai, kurse tjetri i ka luajtur online bixhoz”. Menjëherë pasi u lirua, Shakaj u zhduk duke mos ia hapur telefonin policisë, ndërsa kamerat e sigurisë treguan itinerarin se si Eglanti, duke udhëtuar me një motor, vizitoi shokun e tij në datën 4 qershor. 40 minuta pasi kapërceu atë derë, një person i veshur me të zeza u largua me motorin e viktimës.

    Përmes shumë dëshmive dhe kamerave të sigurisë, grupi i hetimit përforcoi dyshimet rreth të kërkuarit.

    Pamjet më të rëndësishme për hetuesit janë ato të datës 5 qershor, ora 23:30, ku Shakaj nxjerr në holl, duke e tërhequr zvarrë, një qese në formën e trupit të njeriut, që e largon më pas me automjet. Kufoma u gjet pas ditësh të gjata të kërkimeve, ndërsa ADN-ja vërtetoi se bëhej fjalë për Eglant Kocin, ndërkohë që në burg vazhdon të mbahet 25-vjeçari Ena Zyferi, një student infermierie që punonte si kamarier dhe që dyshohet se përkrahu autorin e krimit duke fikur kamerat.

    Prokuroria ka pyetur një listë të gjatë dëshmitarësh, mes tyre edhe lavazhierë, të cilëve Shakaj u tha për Porsche-n: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”. Të dy punëtorët shpjegojnë për hetuesit se gjatë punës vunë re se “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”.

    Armand Shakaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zgjedhjet në Suedi, opozita e qendrës së majtë në avantazh, goditet e djathta ekstreme

    September 13, 2026

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    September 13, 2026

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    September 13, 2026

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    September 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.