Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi: Provat e Prokurorisë në rastin e Shehollit janë serioze, pres që të vërtetohen

Fehmije Gashi – Bytyqi

Avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi ka thënë se provat e Prokurorisë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit janë shumë serioze. 

Ajo ka thënë se pret që gjatë procesit gjyqësor provat e Prokurorisë Speciale të vërtetohen. 

“Unë besoj që vërtetohet, për arsye se provat janë mjaft të fuqishme, mandej përveç provave që i ka mbledhur Policia në bashkëpunim me prokurorin e çështjes Bekim Kodraliu, ... edhe gjatë kohës sa ka qenë Sheholli në paraburgim i ka vënë masat e përgjimit, siç po veprohet zakonisht, e kanë përgjuar edhe me familje e me të gjithë, por si do të ndodhë në fund unë nuk e di”, ka deklaruar Bytyqi.  

Ajo ka thënë se beson që për rastet e spiunazhit që janë duke u trajtuar nga institucionet e drejtësisë meritat më të mëdha i ka Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Edhe të rasati i Sheholli edhe te rastet e tjera besoj që meritat kryesore i ka AKI-ja, ajo tregon që ata çdo ditë po perfeksionohen, po ngritën edhe po punojnë në heshtje, në sekret, në konfidencialitet, siç parashihet me ligj”, është shprehur Bytyqi.

Edhe Sheholli deklarohet i pafajshëm, Prokuroria: Vepronte me urdhra të BIA-s Arbëri Sheholli deklarohet i pafajshëm, Prokuroria: Vepronte me urdhra të BIA-s

Për këto raste ka thënë se merita kanë edhe Prokuroria si dhe Policia e Kosovës.

Tw hwnwn nw seancw filesstari i akuzuari pwr spiunazh, Fatmir Sheholli, wshtw deklaruar i pafajshëm. 

“E ndiej veten të pafajshëm”, deklaroi shkurt Sheholli, pasi Prokuroria ia lexoi aktakuzën.

Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, Sheholli dyshohet se ka ndihmuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe përcjellë informacione lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Edhe Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh në favor të Serbisë LAJMET E MBRËMJES Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh në favor të Serbisë

Kodraliu tha se sipas aktakuzës, Sheholli, nga një datë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, dyshohet se ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga një zyrtar i lartë i BIA-s.

“I pandehuri Fatmir Sheholli, nga një datë e papërcaktuar e deri më datë 09.10.2025, në territorin e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi dhe me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si ‘BIA’), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtari i lartë i saj, Bojan Dimiq, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ashtu që i pandehuri Sheholli, ka mbledhur, siguruar dhe, përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike, ka përcjellë te ky zyrtar të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.