LIVE UPDATES
Aktualitet

"Po cenohet pavarësia e gjyqësorit"/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën: Liria e medias nuk mund të shndërrohet në instrumente të denigrimit dhe sulmit personal

Kjo duke pretenduar se në to janë përdorur gjuhë denigruese, fyese dhe akuza të rënda ndaj integritetit të tij.

13 Shtator 2026, 21:40 Nga E.d
"Po cenohet pavarësia e gjyqësorit"/ Shoqata e
Foto ilustruse

TIRANA-  Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me publikimin e disa artikujve në media, të cilët sipas tyre kishin në fokus gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Ramiz Lala. Përmes një deklarate zyrtare, ata i kanë cilësuar shkrimet e publikuara në media si sulm të papranueshëm ndaj gjyqtarit. Kjo duke pretenduar se në to janë përdorur gjuhë denigruese, fyese dhe akuza të rënda ndaj integritetit të tij.

Shoqata thekson se liria e shprehjes dhe e medias nuk mund të shndërrohen në instrumente të denigrimit dhe sulmit personal ndaj gjyqtarëve, në mjete për t'i akuzuar ata për veprimtari kriminale, pa asnjë vendimmarrje të organeve kompetente.

Shoqata e konsideron shqetësues faktin se ky sulm personal publik është kryer menjëherë pasi gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë vendimin e parë gjyqësor lidhur me një prej padive të paraqitura nga gjykatat e Republikës së Shqipërisë, që synon zhbllokimin e situatës të mospagimit të pagave ndaj magjistratëve dhe administratës gjyqësore.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve përsërit se solidarizohet dhe shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për gjyqtarin Ramiz Lala përballë çdo forme sulmi personal, që lidhet me ushtrimin e funksionit të tij kushtetues.

Deklarata

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për disa nga artikujt e publikuar në median e shkruar dhe digjitale më datë 11 shtator 2026, disa prej tyre të fshirë ditën e sotme, në të cilët gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Ramiz Lala, është bërë objekt i një sulmi të paprecedentë e të papranueshëm, nëpërmjet përdorimit të një gjuhe denigruese, fyese dhe akuzave të pabazuara e jashtëzakonisht të rënda ndaj figurës dhe integritetit të tij si magjistrat, menjëherë pas dhënies së vendimit lidhur me kërkesën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sigurimin e padisë për mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, sipas urdhërpagesave të dërguara prej kësaj të fundit.

Së pari, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për gjyqtarin Ramiz Lala, i cili ka shfaqur cilësitë dhe vlerat më të larta të një magjistrati ndër vite, përmes vendimeve të tij, në përmbushje të funksionit të tij kushtetues.

Së dyti, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve garanton përkushtimin e saj ndaj respektimit të lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe të drejtës së gazetarëve për të informuar publikun, për të përmbushur misionin e tyre investigativ dhe për të mbajtur qëndrim kritik dhe objektiv mbi veprimtarinë e institucioneve publike, përfshirë edhe vendimet gjyqësore, si një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e shtetit të së drejtës.

Megjithatë, liria e shprehjes dhe e medias nuk mund të shndërrohen në instrumente të denigrimit dhe sulmit personal ndaj gjyqtarëve dhe, aq më pak, në mjete për t'i akuzuar ata për veprimtari kriminale, pa asnjë vendimmarrje të organeve kompetente dhe jashtë çdo procesi të rregullt ligjor, veçanërisht kur vetë këto media nuk kanë përdorur asnjë prej mjeteve procedurale në dispozicion për të kallëzuar të dhënat e referuara prej tyre si të vërteta. Shoqata sjell në vëmendje të mediave se, ndryshe nga opinionet dhe vlerësimet kritike që përmbajnë qasjet personale të gazetarëve, publikimet apo shkrimet që parashtrojnë të dhëna si fakte duhet të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e tyre, së paku deri në një nivel të arsyeshëm, pasi, në të kundërt, rrezikojnë të cenojnë kufirin e lirisë së shprehjes dhe të shtypit, të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Thënë këtë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve vëren se artikujt në fjalë nuk përmbajnë thjesht kritikë ndaj vendimit gjyqësor të marrë nga gjyqtari Ramiz Lala, por, përmes përdorimit të shprehjeve të patolerueshme fyese dhe denigruese, përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë personal ndaj integritetit dhe pastërtisë së figurës së tij, në një kohë që këta elementë, si dhe kompetenca e tij profesionale, janë konfirmuar në përfundim të procesit të vetting-ut me vendimin nr. 18, datë 12.07.2021, të Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Paraqitja e akuzave të kësaj natyre si fakte të mirëqena, në kundërshtim me atë çfarë është vendosur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, tejkalon dukshëm kufijtë e kritikës së ligjshme ndaj veprimtarisë së një gjyqtari dhe dezinformon publikun, duke rënë kështu ndesh me misionin e medias.


Shoqata e konsideron veçanërisht shqetësues faktin se ky sulm personal publik është kryer jo vetëm në kushtet e një debati të tensionuar publik, por menjëherë pasi gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë vendimin e parë gjyqësor lidhur me një prej padive të paraqitura nga gjykatat e Republikës së Shqipërisë, që synon zhbllokimin e situatës së paprecedentë të mospagimit të pagave ndaj magjistratëve dhe administratës gjyqësore.

Kjo situatë krijon një klimë të rrezikshme presioni mbi pushtetin gjyqësor dhe gjyqtarët që pritet të gjykojnë kërkesat e tjera për sigurim padie të së njëjtës natyrë.

Sulmi ndaj dinjitetit dhe integritetit të një gjyqtari për shkak të një vendimi të dhënë prej tij nuk prek vetëm individin. Ai cenon besimin te drejtësia dhe krijon presion mbi pushtetin gjyqësor dhe, për pasojë, artikuj të tillë përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për pavarësinë e tij. Pavarësia e sistemit gjyqësor nuk është privilegj personal i gjyqtarit, por garanci e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarit. Ajo është garanci për qytetarin se çështja e tij do të zgjidhet vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit, me paanshmëri dhe pa u ndikuar nga pushtetet e tjera apo faktorët mediatikë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve përsërit se solidarizohet dhe shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për gjyqtarin Ramiz Lala përballë çdo forme sulmi personal, që lidhet me ushtrimin e funksionit të tij kushtetues. Në të njëjtën kohë, u bën thirrje të gjitha mediave dhe aktorëve publikë që debatin mbi vendimet gjyqësore ta zhvillojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në respektim të parimeve të shtetit të së drejtës, duke respektuar kufijtë të cilëve u nënshtrohet liria e shprehjes dhe liria e medias, përkatësisht, respektimin e dinjitetit të individit dhe mosndërhyrjen në pavarësinë e gjyqësorit.

Shoqata do të monitorojë me vëmendje çdo rast në të cilin gjyqtarët bëhen objekt i sulmeve, kërcënimeve, denigrimit apo presionit për shkak të vendimeve të tyre dhe, kur rrethanat e kërkojnë, do të vlerësojë përdorimin e çdo mjeti institucional dhe ligjor të parashikuar nga legjislacioni në fuqi./Dosja.al

shoqata kombëtare e gjyqtarëve ramiz lala deklarate

Sondazh

Poll

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”