Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Sipas tij, të gjitha shifrat tregojnë që investimet u rritën dhe shërbimet u përmirësuan.
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kundërshtimet që po has reforma e re territoriale nga ana e banorëve të qyteteve të ndryshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se shqetësimet ose kundërshtitë janë të njejtat me ato të vitit 2015, kur u bë reforma e parë administrative-territoriale.
Sipas tij, të gjitha shifrat tregojnë që investimet u rritën dhe shërbimet u përmirësuan. Më tej, ai theksoi se raporti midis qytetit dhe njësive përkatëse administrative do të ruhet në funksion të mirëkoordinimit të shërbimeve. Kjo duke shtuar se asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet.
Në fund, lideri i qeverisë tha se bashkitë ekzistuese kryejnë shumë më pak funksione sesa duhet të kryejnë dhe qëllimi është që të rritet kapaciteti për të kryer më shumë funksione.
Edi Rama: Ajo që unë mund t’ju them është që shqetësimet ose kundërshtitë janë njësoj simetrike me shqetësimet dhe kundërshtitë e vitit 2015, kur u bë reforma e parë administrative-territoriale.
Njësoj. Të njëjtat frikëra, të njëjtat dyshime, ngurrime, dhe sot, tani është ndryshimi që bashkohen bashki, nuk bashkohen komuna - bashki. Koha tregoi që ishin frikëra dhe dyshime të pabazuara, sepse të gjitha komunat përfituan më shumë nga bashkimi.
Të gjitha shifrat tregojnë që investimet u rritën dhe, në tërësi, shërbimet u përmirësuan. Parafytyrimi që këto bashki ekzistuese do të kthehen si njësi administrative që keni aktualisht është i gabuar, sepse nuk do të bëhen njësi administrative. Pra, në qoftë se Prrenjasi do të bashkohet me Librazhdin, Prrenjasi nuk do të jetë njësi administrative e Bashkisë së Librazhdit.
Ashtu sikundër Cërriku dhe Belshi, duke u bashkuar me Elbasanin, nuk do të jenë njësi administrative të Elbasanit. Për këtë arsye është krijuar qyteti si njësi administrimi. Pra, është bashkia, është qyteti, pastaj janë njësitë administrative. Dhe faktikisht raporti midis qytetit dhe njësive përkatëse administrative do të ruhet në funksion të mirëkoordinimit të shërbimeve, etj., etj.
Asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet. Faktikisht, bashkitë ekzistuese kryejnë shumë më pak funksione sesa duhet të kryejnë dhe qëllimi është që të rritet kapaciteti për të kryer më shumë funksione./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale një denoncim të një qytetari...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për pagat e magjistrantëve, duke komentuar një...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të pro...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Berat për të diskutuar me banorët n&...
Egla Ceno BERAT- Reforma e re territoriale e propozuar nga PS-ja e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera vijon t...
Ermal Nufi TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ka deklaruar ditën e sotme se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes mbetet një...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lë...
Foto ilustruse KOSOVA- Kuvendi i Kosovës votoi ditën e sotme Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Qeveria e re mo...
Foto ilustruse KOSOVA- Kuvendi i Kosovës ka votuar ditën e sotme për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuven...