E rëndë në Patos, një person gjendet i pa jetë në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e një “Akti për Ujin”, i cili do të vendoste një kuadër më të...

Shqiptari Alket Rizai, ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i njohur për arratisjen dy herë me helikopter nga burgu, rezulton të jetë një prej personave të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit të pamjeve filmike nga policia, të cilat autoritetet arritën t’i shqyrtonin vetëm gjatë orëve të pasdites.
Sipas mediave greke, Rizai ndodhej në leje nga Burgu i Domokos, ku duhet të rikthehet mëngjesin e së hënës. Në rast se nuk paraqitet në burg, ai do të shpallet i arratisur, ndërsa policia greke ka nisur mobilizimin për lokalizimin e tij.
Sipas mediave greke, policia mori një telefonatë për të shtëna në zonën e Anavyssos rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, nuk gjetën persona, por vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku.
Pak më vonë, policia u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Kalivias se dy persona ishin paraqitur për ndihmë mjekësore. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar grek, i cili kishte marrë një plagë nga fragmentet e xhamit në kyçin e këmbës, dhe një 41-vjeçar pakistanez, i cili kishte marrë një plagë plumbi në pulpë.
Të dy rezultuan të ishin punonjës të biznesit dhe u morën në pyetje nga autoritetet. Megjithatë, sipas policisë, dëshmitë e tyre nuk përputheshin me njëra-tjetrën, ndërsa versione të ndryshme për ngjarjen ka dhënë edhe pronari i lokalit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka nisi pasi shumica e klientëve ishin larguar nga lokali dhe pronari kishte ulur muzikën. Në atë moment, Rizai, i cili ndodhej aty së bashku me dy persona të tjerë, doli në parking dhe vendosi muzikë me zë të lartë në automjetin e tij.
Pronari i biznesit doli jashtë dhe i kërkoi ta ulte zërin, pasi kishte frikë se zhurma mund të shkaktonte ndërhyrjen e policisë. Situata më pas u përshkallëzua në një konflikt, ku u përfshinë edhe persona të tjerë që dolën nga lokali.
Gjatë përplasjes, Rizai dyshohet se nxori një armë dhe qëlloi në ajër. Më pas, edhe një shtetas afgan, i cili kishte dalë nga lokali dhe dyshohet se punonte si pjesë e sigurisë së biznesit, hapi zjarr.
Nga të shtënat, plumbat dyshohet se kanë bërë rikoshet dhe kanë plagosur dy punonjësit e lokalit.
Pas incidentit, Alket Rizai dhe dy personat që e shoqëronin hipën në automjet dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Edhe shtetasi afgan, i cili tashmë është në kërkim nga autoritetet greke, u largua.
Ndërkohë, pronari i biznesit është arrestuar deri më tani, pasi dyshohet se ka dhënë deklaratë të rreme në lidhje me rrethanat e incidentit.
Ngjarja ka vënë në lëvizje policinë greke, e cila po kërkon të lokalizojë Rizain përpara përfundimit të lejes së tij dhe rikthimit të parashikuar në burgun e Domokos.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Divjaka vijon protestën kundra projektit të PS për shkrirjen e bashkisë dhe kalimin në varësi të Lushnjes. Identiteti, hist...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme të shumta në qytetin e Elbasanit. Brenda vetëm 30 minutash, rr...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka “nxjerrë zbuluar” ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Në një...
Një përleshje e dhunshme ku përfshiheshin afërsisht 15 persona u regjistrua të shtunën në Athinë, Raportohet se pas ngja...
Mes debateve dhe përplasjeve, kështu është zhvilluar mbledhja e kësaj të diele mes kryeministrit Edi Rama dhe komunitetit të...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kastrioti” në Fushë-Krujë. Banesa, në p...
Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusua...
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku dy automjete janë përplasur me...