Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Drita  - Gjilan

Ka përfunduar pa fitues derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma përfundoi baras pa gola dhe i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.  

Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por që nuk i konkretizuan. 

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Robert Rrahmani i Gjilanit në pjesën e parë, por goditjen e tij e ndali portieri i Dritës, Faton Maloku. 

Për kampionen e Kosovës, Dritën, është barazimi i dytë. 

Ka edhe dy fitore dhe një humbje. Por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Renditet në pozitën e gjashtë me tetë pikë. 

Ndërkohë edhe për Gjilanin ishte barazimi i dytë, krahas tri fitoreve dhe një humbjeje. Ka 11 pikë dhe është lartë në tabelë.

Edhe Kampionia e Kosovës ndalet nga Drenica Futboll Kampionia e Kosovës ndalet nga Drenica

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit gjilanas

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit. 

Ndeshja i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.