LIVE UPDATES
Aktualitet

AKEP ndalon klauzolat e indeksimit, rritja e çmimit të celularëve duhet të parashikohet në vlerë

Një risi tjetër e projekt-rregullores është edhe detyrimi i sipërmarrësit që përpara lidhjes së kontratës t’i vendosin në dispozicion pajtimtarit të kategorisë “Konsumator” përmbledhjen e kontratës, pa pagesë.

14 Shtator 2026, 07:11 Nga E.d
AKEP ndalon klauzolat e indeksimit, rritja e çmimit të
Foto ilustruse

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ndalojë aplikimin e klauzolave të ndryshimit të tarifave, të shprehura në përqindje, në kontratat e operatorëve të komunikimeve elektronike.

Projekt-rregullorja për “Mbrojtjen e konsumatorëve dhe pajtimtarëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” parashikon se informacioni kontraktor në lidhje me çmimin, duhet të përfshijë në mënyrë të dukshme dhe të qartë dhe tarifën e pajtimit mujor, duke përfshirë çdo ndryshim të parashikuar të tarifës së pajtimit mujor që konsumatori do të paguajë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës me afat të caktuar, të shprehura në Lekë me TVSH. Në këtë pikë, nuk do të lejohen ndryshimet e deklaruara në përqindje.

Një risi tjetër e projekt-rregullores është edhe detyrimi i sipërmarrësit që përpara lidhjes së kontratës t’i vendosin në dispozicion pajtimtarit të kategorisë “Konsumator” përmbledhjen e kontratës, pa pagesë.

Informacioni për çmimin në përmbledhjen e kontratës duhet të përfshijë edhe informacionin e referuar për tarifën e pajtimit mujor, përfshirë çdo “ndryshim të parashikuar të tarifës së pajtimit mujor” që konsumatori do të paguajë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës me afat të caktuar ose periudhës së angazhimit kontraktual, të shprehura në Lekë me TVSH.

Përmbledhja e kontratës synon rritjen e transparencës, me qëllim që konsumatori të jetë i qartë për termat kryesorë të kontratës që do të nënshkruajë, duke pasur parasysh që kontratat e plota mund të jenë relativisht të gjata, të detajuara dhe konsumatori mund të mos jetë plotësisht i vëmendshëm në të gjithë elementët e përfshirë në to.

Ndalimi i parashikimeve për rritjen e tarifave në përqindje nuk do t’u lejojë më operatorëve të komunikimeve elektronike të përfshijnë në kontratat e tyre të ashtuquajturën klauzolë indeksimi me inflacionin.

Dy operatorët më të mëdhenj të komunikimeve elektronike në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, parashikojnë në termat dhe kushtet e përgjithshme për shërbimet e rrjetit celular dhe rrjetit fiks të kategorive “Konsumator” dhe “Biznes” një klauzolë të veçantë, ku rezervonin të drejtën për të indeksuar çmimet e shërbimeve të tyre me normën e inflacionit të vitit të mëparshëm.

Megjithatë, deri tani, vetëm njëri nga operatorët ka aplikuar rritje e çmimesh sipas kësaj klauzole. Për herë të parë, kjo u bë më datë 1 qershor 2024 dhe vetëm për pajtimtarët e kategorisë “Biznes”, ndërsa duke filluar nga 1 maji 2026  indeksimi u aplikua në të gjithë bazën e klientëve të shërbimeve celulare.

AKEP ndjek praktikën e rregullatorit britanik

Përcaktimi i klauzolave që u lejojnë operatorëve të indeksojnë automatikisht tarifat e produkteve dhe shërbimeve me inflacionin ngelet çështje objekt diskutimesh edhe në Bashkimin Europian, por, deri tani, kuadri ligjor nuk e ndalon aplikimin e klauzolave të tilla.

Megjithatë, Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike (BEREC), në vitin 2024 e ka konsideruar përfshirjen dhe aplikimin nga operatorët në vendet të klauzolave kontraktore për rritje të çmimeve gjatë kohëzgjatjes së kontratës (In-contract price increase clauses) sipas IÇK apo IÇK plus një marzh, si “zhvillim me ndikim shqetësues për të drejtat dhe përfitimet e përdoruesve fundorë, pasi në disa raste ato kanë rezultuar në rritje të ndjeshme të tarifave dhe përdoruesit nuk kanë të drejtën e ndërprerjes pa penalitet të kontratës”.

Opinioni dhe propozimi i BEREC për Komisionin Europian për këtë çështje është se “këto klauzola paraqesin sfida për sa i përket konkurrencës, përballueshmërisë, lëvizshmërisë (ndërrimit të ofruesit së shërbimit) së përdoruesit fundor, transparencës dhe krahasueshmërisë së çmimeve. Përdorimi i tyre krijon rrezik që objektivat e kuadrit ligjor për mbrojtjen e konsumatorëve të mos përmbushen”.

Komisioni Europian deri më sot nuk ka shprehur një qëndrim përfundimtar lidhur me rekomandimin e BEREC.

Megjithatë, një rregullim i ndryshëm ligjor ekziston në Britaninë e Madhe. Autoriteti britanik  i komunikimeve elektronike (OFCOM) në vitin 2024 vendosi ndryshime në kuadrin rregullator, të cilat e ndalojnë aplikimin e rritjes së tarifave të shprehura në përqindje (IÇK). Çdo rritje e parashikuar çmimesh gjatë kohëzgjatjes së kontratës duhet të shprehet në terma monetare.

AKEP ka vendosur të ndjekë të njëjtën linjë me OFCOM, duke kërkuar që rritja e parashikuar e çmimeve gjatë afatit të kontratës së shprehet detyrimisht në vlerë./Monitor

akep celularë çmimi

Sondazh

Poll

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”