web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me leje nga burgu/ Alket Rizai përfshihet në një incident me armë në një lokal

14 Shtator 2026, 07:36, Kronika CNA

Me leje nga burgu/ Alket Rizai përfshihet në një incident me

Një incident me të shtëna është shënuar jashtë një lokali në Anavyssos të Greqisë dhe sipas mediave greke, dyshohet se është i përfshirë i dënuari shqiptar Alket Rizai.

Sipas raportimeve, Rizai kishte siguruar leje nga burgu i Domokos dhe e kishte shfrytëzuar për t’u argëtuar me disa miq në lokalin e plazhit në zonën e Anavyssos.

Rizai dhe miqtë e tij parkuan një makinë para hyrjes së lokalit dhe e ndaluan muzikën. Pronari i dyqanit kundërshtoi dhe tensionet mes tyre u pasuan nga një sherr.

Më pas, sipas informacioneve, Rizai nxori një armë dhe mendohet të ketë qëlluar në ajër.





Lajmet e fundit nga