Këtë të hënë 14 shtatori, për mbi 340 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nis viti i ri shkollor 2026-2027. Ndërsa 25 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin soicial “Facebook”, ka zgjedhur t’u urojë një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejuesve të shkollave edhe prindërve. Krahas urimit kreu i qeverisë ka ndarë edhe fotot e disa prej shkollave të rikonstruktuara këtë vit.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, ka shkruar Rama.
