AKTUALITET /

Doli me leje nga burgu, Alket Rizai shkakton kaos në Athinë! Dy të plagosur në lokal pas sherrit për muzikën

Policia greke po punon për kapjen e shqiptarit të rrezikshëm.

Shkruar nga Versus

Doli me leje nga burgu, Alket Rizai shkakton kaos në Athinë! Dy

Alket Rizai, shqiptari i njohur për arratisjet e famshme me helicopter nga burgu, u përfshi në një incident me të shtëna armësh në një lokal të Athinës gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm.

Pas kqyrjes së pamjeve filmike, u përcaktua se Rizai i cili ishte liruar nga burgu i Domokos me leje, ishte përfshirë në sherrin e ndodhur mes disa personave. Kur policia mbërriti në lokal pasi mori telefonatën në 05:15 të mëngjesit, nuk gjeti askënd, vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku.

Më pas u dha njoftimin se një 20 vjeçar grek me plagë në kyçin e këmbës dhe një 41 vjeçar pakistanez me plagë në pulpë po merrnin ndihmën e parë. Të dy ishin punonjës të biznesit, por dhanë versione të ndryshme të ngjarjes.

Pamjet tregonin se pronari i lokalit kishte ulur muzikën pasi shumica e njerëzve kishin dalë nga lokali. Më pas Alket Rizai me dy miq të tij doli në parking dhe e ngriti zërin e muzikës në makinë. Për këtë arsye pronari i kritikoi sepse kishte frikë mos lajmërohej policia për shkak të muzikës. Në një moment gjatë grindjes, Alket Rizai nxjerr armën e zjarrit dhe qëllon në ajër. Më pas nga lokali del dhe qëllon me armë edhe një afgan që punonte si truprojë.

Plumbat bënë rikoshet dhe plagosën dy punonjësit e tjerë të biznesit.

Alket Rizai dhe dy miqtë e tij hipën në makinë dhe ikën me shpejtësi, ndërsa afgani, i cili është gjithashtu në kërkim, iku nga vendi i ngjarjes. Pronari i lokalit deri më tani është arrestuar për dhënien e deklaratës së rreme në lidhje me incidentin.

Mëngjesin e sotëm Alket Rizai duhet të kthehet në Burgun e Domokos, përndryshe do të shpallet i arratisur dhe kjo ka shkaktuar tashmë mobilizimin e Policisë. Rizai është i dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa ndodhet në burg prej 21 vitesh. Versus.al

Poll