LIVE UPDATES
Bota

Trump i thotë Kievit t’i ndalë sulmet ndaj naftës ruse, teksa dronët rusë godasin pranë kufirit polak

Trump e tha këtë një javë pasi të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, e kishin vizituar Kievin dhe Moskën, në përpjekje për t’i afruar kryeqytetet ndërluftuese drejt një marrëveshjeje të negociuar.

14 Shtator 2026, 08:56 Nga E.d
Trump i thotë Kievit t’i ndalë sulmet ndaj naftës ruse,
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që t’i ndalë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, në një kohë kur Rusia po i vazhdon sulmet e pandërprera në gjithë Ukrainën, përfshirë pranë kufirit me Poloninë.

“Ka plot shënjestra të tjera. Mos e goditni naftën”, u tha Trump gazetarëve më 13 shtator gjatë vizitës së tij në Irlandë.

“Duhet t’i ndalni goditjet ndaj naftës në Rusi”, tha ai.

Trump e tha këtë një javë pasi të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, e kishin vizituar Kievin dhe Moskën, në përpjekje për t’i afruar kryeqytetet ndërluftuese drejt një marrëveshjeje të negociuar.

Derisa të gjitha palët i kanë cilësuar bisedimet si “të rëndësishme”, dinamika në vijën e frontit nuk ka ndryshuar. Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën dhe ta godasë infrastrukturën civile, logjistike dhe energjetike të saj. Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar të përgjigjet duke goditur me dronë me rreze të gjatë shënjestra energjetike dhe ushtarake brenda Rusisë.

Kievi i ka quajtur këto sulme “sanksione me rreze të gjatë”, sepse synon t’ia kufizojë Moskës fitimin nga energjia dhe ta detyrojë atë të ulet për të biseduar. Që nga fillimi i verës, sulmet me dronë ukrainas kanë shkaktuar mungesa të karburantit në gjithë Rusinë dhe kanë nxitur pakënaqësi te qytetarët e saj, të cilët ishin shkëputur nga lufta në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Rafineria e naftës e kompanisë ruse Gazprom Neft në Moskë, pranë kryeqytetit rus, u vu në shënjestër të dronëve ukrainas më 18 qershor.

Ukraina paralajmëron se Rusia “po troket në derën e NATO-s”

Derisa përpjekjet e fundit diplomatike nuk kanë sjellë asnjë ulje praktike të tensioneve në fushëbetejë, dy sulme me dronë rusë goditën pranë kufirit polak në orët e para të 13 shtatorit. Sulmi i parë goditi një pikë karburanti pranë pikëkalimit kufitar Yahodyn, mes Polonisë dhe Ukrainës, në rajonin ukrainas të Volnit. Nuk u raportua për viktima.

Sulmi i dytë, po ashtu në Volin, goditi lokomotivën e një treni pasagjerësh vetëm dy kilometra larg kufirit me Poloninë, njoftoi operatori shtetëror ukrainas i hekurudhave, Ukrzaliznytsia. Sipas Oleksandr Shevchenkos, zyrtar lokal i transportit, treni po udhëtonte nga Kievi drejt Varshavës. 

Ukrzaliznytsia tha se një grup që vëzhgon kërcënimet e paralajmëroi paraprakisht ekuipazhin e trenit për sulmin, prandaj nuk pati viktima. Pamjet video të shpërndara në rrjetet sociale ukrainase treguan njerëz duke ikur nga shpërthimi në stacionin hekurudhor.

Ukrzaliznytsia tha se “ka shumë mundësi” që synimi fillestar i sulmit me dron ishte “treni diplomatik”, i cili transportonte zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë ish-kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Kompania shtoi se ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ndodhej në një tren tjetër në atë kohë. Petraeus i tha gazetës New York Times se kishte dëgjuar dronët rusë mbi vete dhe më pas një shpërthim, gjë që çoi në evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve.

“Për ata që nuk janë përballur me zjarr, kjo ishte e tmerrshme... Ky është veprimi i një udhëheqësi vërtet barbar që po përpiqet të terrorizojë civilët ukrainas”, tha Petraeus.

Teksa këto incidente po ndodhnin, alarmet për sulme ajrore u lëshuan në disa zona lindore të Polonisë.

Ndonëse nuk pati raportime për shkelje të hapësirës ajrore polake, Jacek Goryszewski, zëdhënës i Komandës Operative të Forcave të Armatosura të Polonisë, tha se “kërcënimi për Poloninë ishte real”. Në incidente të ndara më 13 shtator, autoritetet rumune raportuan se një dron kishte hyrë në territorin e vendit, ndërsa Lituania u bëri thirrje banorëve të kryeqytetit dhe rajoneve përreth që të kërkonin paraprakisht strehim, pasi lëshoi një alarm për një vëzhgim të mundshëm të një droni.

Aeroporti kryesor i vendit në Vilnius u mbyll dhe avionët e NATO-s u ngritën në ajër. Alarmi u anulua brenda një ore.

“Sulmet barbare të Rusisë në kufirin Ukrainë-Poloni, në Yahodyn, nuk janë thjesht vazhdim i sulmeve të saj ndaj kufijve tanë shtetërorë”, shkroi ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha në X më 13 shtator.

“Ky është terrori i Putinit që po ‘troket’ drejtpërdrejt në dyert e BE-së dhe NATO-s”, tha ai.

Ai u bëri thirrje liderëve evropianë që të “hedhin gjithë peshën” e sanksioneve kundër Rusisë./REL

shba donald trump

Sondazh

Poll

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”