Vazhdon seanca në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, palët japin sot përgjigjet përfundimtare
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon këtë të hënë seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Seanca pritet të nisë në orën 10:30 me përgjigjet dhe komentet përfundimtare të palëve.
Në këtë çështje, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin. Për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun ka kërkuar nga tre vjet burgim, ndërsa për Kuçin nëntë muaj.
Kërkesat e Prokurorisë janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes, të cilat kanë kërkuar shpalljen e të akuzuarve të pafajshëm.
Gjatë paraqitjes së argumenteve përfundimtare, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, deklaroi se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka synuar pengimin e drejtësisë. Ajo kundërshtoi edhe provat mbi të cilat Prokuroria ka mbështetur akuzat.
Sipas Mbrojtjes, veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë ndikuar në procesin gjyqësor. Mbrojtja ka theksuar se ish-presidenti akuzohet për tentativë për ndërhyrje dhe jo për një vepër të përfunduar.
Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre përfundimtare. Ato i kanë kërkuar Gjykatësit të Vetëm që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Pas përfundimit të deklaratave përfundimtare, çështja pritet të kalojë në fazën e vendimmarrjes nga Gjykatësi i Vetëm.
Policia e Kosovës sqaron planet e sigurisë: Ndërmarrja e masave është procedurë e rregullt, shmangni keqinformimin
LVV dhe LDK me një emër për presidentin, deputeti Kraki: Bashkë i kemi numrat! Ju bëj thirrje që mos ta…
- 09:04 Gjermania synon një fillim të ri me Hungarinë, ministri i jashtëm bën vizitën e parë që nga rrëzimi i Orbanit
- 08:53 Raporti: Himalajet po i afrohen një pike kritike, miliona jetë në rrezik
- 08:47 Zelenskyy u kërkon ligjvënësve të mbështesin shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm
- 08:44 Studiuesi: Punonjësit e AI janë “realisht të frikësuar” për të ardhmen e njerëzimit
- 08:38 SHBA nis takimet e G20-ës në Houston për “bollëkun e energjisë” mes krizës globale të karburanteve
- 08:37 Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar