“Zhduket” Alket Rizai, si ndodhi konflikti në plazhin grek ku u përfshi “magjistari i arratisjeve”

14 Shtator 2026 | 09:15

Alket Rizai, shqiptari i njohur si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i arratisur dy herë me helikopter nga burgu, është përfshirë në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës, në orët e para të mëngjesit.

Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje ishte pikërisht Alket Rizai, i cili ndodhej jashtë qelisë pasi kishte fituar leje nga Burgu i Domokos.

Kronologjia e ngjarjes nisi rreth orës 05:15 të mëngjesit, kur policia mori një njoftim për të shtëna me armë në vendngjarje. Kur efektivët mbërritën aty, nuk gjetën asnjë person, por vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku.

Më vonë, autoritetet u njoftuan nga Qendra Shëndetësore e Kalivisë se për ndihmë mjekësore kishin mbërritur dy të plagosur: një 20-vjeçar grek me një plagë nga fragmentet e xhamit në kyçin e këmbës, dhe një 41-vjeçar pakistanez me një plagë plumbi në pulpë. Të dy rezultuan të ishin punonjës të biznesit, të cilët së bashku me pronarin dhanë dëshmi me versione të ndryshme për ngjarjen.

Sipas hetimeve, konflikti nisi kur pronari i lokalit uroi që të ulte muzikën pasi klientët kishin filluar të largoheshin. Në atë moment, Alket Rizai doli në parking dhe e vuri muzikën me volum të lartë në automjet. Pronari doli jashtë për t’i tërhequr vëmendjen nga frika e ndërhyrjes së policisë për zhurmën.

Debati degjeneroi në sherr, ku ndërhynë edhe persona të tjerë të stafit. Gjatë përplasjes, Rizai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka hapur zjarr edhe një shtetas afgan, që dyshohet si pjesë e sigurisë së lokalit, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim. Si pasojë e të shtënave dhe rikoshetit të plumbave, mbetën të plagosur dy punonjësit e lokalit.

Pas ngjarjes, Alket Rizai dhe dy miqtë e tij u larguan me shpejtësi me makinë, ndërsa pronari i biznesit është arrestuar për dhënie të deklaratës së rreme.

Ngjarja ka vënë në lëvizje autoritetet greke, pasi pikërisht sot në mëngjes Alket Rizai kishte afatin e fundit për t’u kthyer në Burgun e Domokos, në të kundërt ai do të shpallet zyrtarisht i arratisur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Viti i ri shkollor, Kumbaro: Do të jemi pranë jush bashkë me skuadrën e madhe të arsimit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Ajo gjithashtu...
08:30 | 14/09/2026

Presidenti Begaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor: E ardhmja është në duart tuaja, besoni te ëndrrat

Presidenti Bajram Begaj, u ka përcjellë një mesazh urimi mijëra nxënësve dhe mësuesve në të gjithë vendin me rastin e nisjes së vitit të ri...
08:24 | 14/09/2026

Viti i ri shkollor, Rama: Shkolla të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka uruar nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor....
08:07 | 14/09/2026