Vizita e fundit e liderit të opozitës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kurorëzuar me takime të nivelit të lartë, mund të konsiderohet si një pikë kthese në politikën e vendit.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, analisti Genc Burimi e cilësoi udhëtimin, si një fitore të dyfishtë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka nxjerrë zbuluar përpjekjet e mazhorancës për të shpërfillur rëndësinë e këtyre zhvillimeve ndërkombëtare.
Sipas Burimit edhe pse këto vizita nuk kanë si qëllim të diktojnë drejtpërdrejt vullnetin apo votën e qytetarëve shqiptarë, ato kërkojnë të përcjellin një mesazh thelbësor.
Synimi kryesor i këtij lobimi në Uashington, i përgatitur me kujdes për një kohë të gjatë, është sigurimi i mbështetjes për zgjedhje të ndershme dhe të barabarta në Shqipëri, duke lënë mënjanë manipulimet dhe duke i dhënë opozitës mundësinë reale për të garuar ashtu siç i takon në një sistem vërtet demokratik.
Është një fitore e dyfishtë për Berishën. Është fitorja e parë pikërisht që i premtuan një vdekje të parakohshme, e trajtuan si "bad man" Rama për një kohë të gjatë, dhe ka kapërcyer oqeanin si Moisiu. Dhe fitorja e dytë është se atje shohim që ka patur takime mjaft të rëndësishme. Duket se ishte edhe Brian Mast, që është një figurë e jashtëzakonshme e politikës amerikane, ka qenë ushtarak, ka qenë në Afganistan, duket se i ka të dyja këmbët... (të amputuara), dhe është përfaqësues shumë i rëndësishëm i politikës MAGA, të Trump-it, kështu që s'janë takime të vogla.
Plus dhe ky takim kaq simbolik, se pavarësisht që flet sigurisht për interesin e bashkëpunimit të dy vendeve në kuadër të sfidave... po është takimi me prokurorin! Domethënë që kur ai departamenti i mëparshëm, kur ajo administratë e mëparshme e çonte Berishën, jo te "non-grata", po e çonte dhe në duart e SPAK-ut për një dosje që është sot qesharake, si kjo e Partizanit.
Sot normalisht, Berisha që gjykohet për një dosje qesharake, takohet me prokurorin e përgjithshëm të SHBA-ve, është diçka domethënë mjaft, mjaft simbolike. Pra, gjithçka që mund të thotë shtypi dhe rrethi i Kryeministrit janë pallavra, janë pallavra sepse nuk dinë si të dalin nga kurthi në të cilin kanë krijuar veten. Atë kurth sa kohë e bënë "non-grata" Berishën, sepse ata e bënë "non-grata" me lobimet e tyre, të këtij Sorosi... i mbushnin mendjen shqiptarëve që çfarë thotë Amerika është e padiskutueshme.
Kjo ishte dogma e tyre. Një dogmë që unë e kam vuajtur vetë në shumë emisione, kur thoshin që nëse ti e refuzon "non-gratën", nëse ti e komenton keq "non-gratën", domethënë keq për amerikanët, ti je anti-amerikan... s'i harroj kur këto lloj supesh e bënin nëpër studio. Dhe sot e njëjta Amerikë i hoqi Berishës, atëherë kjo maxhorancë në Shqipëri e qep gojën, dhe ngaqë ka frikë të atakojë Amerikën e Trump-it, çfarë bëjnë? Gjejnë pastaj komente nga më surrealistet. Si ajo puna e avionit që është i sëmurë dhe shkoi atje, e të tjera e të tjera.
Se që as Amerika, por as Zoti vetë nuk munden, nuk kanë të drejtë të ndikojnë votën e shqiptarëve. Kështu që nuk besoj, as vetë Berisha, as Mediu besoj, si politikanë... që kjo vizitë të bëjë që amerikanët apo shqiptarët tani votoni për partinë e Berishës, apo të votoni për partinë e Mediut. Nuk është kjo ndihma, dhe Berisha mbrëmë që amerikanët mund të bëjnë shumë më tepër, kanë shumë në dorë, mbase dhe europianët që në Shqipëri, të ndodhin zgjedhje të ndershme. Kjo është ndihma që mund të japin ata.
© SYRI.net
1.1 milionë shqiptarë u larguan drejt BE-së, vala e re tejkalon eksodin e viteve ’90
‘Mafia emëron ministrat në qeverinë Rama’, Kepi: E kanë të lehtë të gjejnë personin e duhur për aferat e tyre
Zhupa: Nga shkollat me turne te emigrimi i të rinjve, problemet mbeten të njëjta, fëmijët paguajnë çmimin