Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar punën e të dërguarve të tij të posaçëm, Steve Whitkoff dhe Jared Kushner , mes raportimeve se ai po shqyrton dhënien e një roli në vendin e tyre drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe.
I pyetur nga gazetarët në bordin e Air Force One, Trump iu referua punës së Witkoff dhe Kushner për të arritur një armëpushim në Gaza vitin e kaluar.
“Shikoni Gazën, për shembull. Mos harroni se i sollëm të gjithë pengjet “, tha Trump.
“Nuk ka shumë luftime në Gaza. Hamasi tani është i gatshëm të dorëzojë armët e tij “, shtoi ai.
Ndërkohë, Trump minimizoi një raport se Kina i kishte dhënë inteligjencë Iranit përpara sulmit vdekjeprurës në një bazë amerikane në Jordani.
Sipas raportit, kompanitë kineze i kanë siguruar Teheranit imazhe satelitore të një baze ushtarake amerikane në Jordani para dhe pas sulmit iranian që vrau tre ushtarë amerikanë .
“E dini, kur thonë se Kina po na spiunon, unë them se kanë të drejtë dhe ne po i spiunojmë edhe ata”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, një ditë pasi Wall Street Journal raportoi mbi ndarjen e informacionit të inteligjencës nga Pekini.
“Kjo është ajo që bëjmë ne. Ata në thelb bëjnë atë që bëjmë ne “, shtoi Trump.
Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani
Sulmet ruse pranë kufirit, Tusk: Veprimet e Moskës po rrisin kërcënimin, po përgatitemi për përshkallëzim
Gjermania synon një fillim të ri me Hungarinë, ministri i jashtëm bën vizitën e parë që nga rrëzimi i Orbanit
- 09:31 Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani
- 09:28 Sulmet ruse pranë kufirit, Tusk: Veprimet e Moskës po rrisin kërcënimin, po përgatitemi për përshkallëzim
- 09:26 Përpjekja e SHBA-së për uljen e çmimeve të ilaçeve mund të sjellë pritje më të gjata për pacientët europianë
- 09:22 Kane shënon golin e 150-të për Bayernin në fitoren ndaj Elversbergut
- 09:15 “Zhduket” Alket Rizai, si ndodhi konflikti në plazhin grek ku u përfshi “magjistari i arratisjeve”
- 09:05 Vazhdon seanca në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, palët japin sot përgjigjet përfundimtare