E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me dron ndaj një anijeje ruse në Detin e Zi, tre marinarë të plagosur

Ilustrim · Vizion Plus

Tre anëtarë janë plagosur pas një sulmi me dronë ndaj një anijeje transporti me flamur rus në portin e Novorossiysk, në Detin e zi.

Sipas një njoftimi të sigurisë nga EOS Marine, anija transportuese e mallrave “Matros Koshka” u godit më 12 shtator 2026, ndërsa ndodhej e ankoruar në portin e Novorossiysk, në Rusi.

Nga sulmi u dëmtua pjesa e sipërme e anijes, përfshirë urën e komandimit, ambientet e qëndrimit dhe kabinat e ekuipazhit. Gjithashtu shpërtheu një zjarr në bord, i cili u vu nën kontroll me ndihmën e autoriteteve portuale.

Tre pjesëtarë të ekuipazhit mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas sulmit të fundit, anijeve që operojnë në zonën e Detit të Zi u është rekomanduar të kenë kujdes të shtuar.

Gjithashtu, kompanitë detare këshillohen të marrin masa për mbrojtjen e ambienteve të ekuipazhit dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përgjegjëse për sigurinë detare.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.