Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit

14 Shtator 2026 | 09:40

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit për të publikuar të dhëna që mund të hedhin dritë mbi rolin e supozuar të Arabisë Saudite në sulmet e 25 viteve më parë.

Disa familje kanë pretenduar prej kohësh se një grup udhëheqësish fetarë ekstremistë në Arabinë Saudite fituan ndikim në qeverinë saudite dhe ndihmuan rrëmbyesit. 15 nga 19 rrëmbyesit ishin sauditë, por qeveria saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në sulme.

Familjet i kanë kërkuar Trumpit të deklasifikojë dhe publikojë të dhënat përkatëse. I pyetur për këtë të dielën gjatë udhëtimit të tij në Irlandë, presidenti tha se do ta shqyrtonte atë.

“Do ta shoh kur të kthehem. E di që më pyetën të premten”, tha Trump pak para se të hipte në Air Force One për t’u kthyer në Uashington pas një fundjave në Irlandë.

Të afërmit e viktimave të 11 shtatorit janë angazhuar në një betejë të gjatë ligjore kundër sauditëve. Njëri prej tyre, Terry Strada, i bëri thirrje Trump gjatë përkujtimit në New York City të premten që “t’u thotë sauditëve të ndalojnë së gënjyeri”.

Strada, e cila humbi bashkëshortin e saj Tom Strada më 11 shtator, tha se presidentët amerikanë kishin zgjedhur “të mbronin sauditët në vend që të qëndronin me familjet e 11 shtatorit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani

Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bombat ajrore dhe dronët, çdo ditë humbin jetën njerëz...
09:31 | 14/09/2026

Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar punën e të dërguarve të tij të posaçëm, Steve Whitkoff dhe Jared Kushner , mes raportimeve se ai po shqyrton dhënien e një roli në...
09:30 | 14/09/2026

Sulmet ruse pranë kufirit, Tusk: Veprimet e Moskës po rrisin kërcënimin, po përgatitemi për përshkallëzim

Pas sulmit me dron rus të së dielës në Ukrainën perëndimore, forcat e armatosura polake u vunë në gatishmëri të lartë. Sistemet polake zbuluan disa...
09:28 | 14/09/2026