Sulmohet nga dronët anija ruse në Detin e Zi, zjarr dhe tre marinarë të plagosur në portin e Novorossiysk

14 Shtator 2026 | 09:42

Tre marinarë u plagosën në një sulm me dron ndaj një anijeje mallrash ruse në portin e Novorossiysk, në një incident tjetër që nxjerr në pah ekspozimin në rritje të anijeve tregtare ndaj operacioneve ushtarake në Detin e Zi.

Sipas një përditësimi sigurie nga EOS Marine, transportuesi me flamur rus ” Matros Koshka “thuhet se u godit më 12 shtator 2026, ndërsa ishte i ankoruar në Novorossiysk, Rusi.

Sulmi shkaktoi dëme në superstrukturën e anijes, veçanërisht në urën e navigimit, në ambientet e banimit dhe në kabinat e ekuipazhit. Gjithashtu shpërtheu një zjarr, i cili u vu nën kontroll me ndihmën e autoriteteve portuale.

Tre anëtarë të ekuipazhit u plagosën dhe u dërguan në spital. Përditësimi nuk jep informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Deri dje, “Matros Koshka” mbeti e palëvizshme në port, duke pritur përfundimin e inspektimit të dëmit dhe lëshimin e udhëzimeve të reja. EOS Marine vlerëson besueshmërinë e informacionit mbi incidentin si të lartë.

Pas sulmit të ri, rekomandohet që anijet që operojnë në zonën më të gjerë të mbajnë mbikëqyrje të shtuar vizuale dhe radari në bazë 24-orëshe. Në të njëjtën kohë, zonat e akomodimit duhet të mbrohen në përputhje me udhëzimet e dhëna, ndërsa çdo aktivitet i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë tek autoritetet kompetente të sigurisë detare.

Theks i veçantë i vihet gjithashtu monitorimit të sistemeve lokale të paralajmërimit për kërcënimet ajrore, pasi rreziku i sulmeve me dronë ose raketa endenëse mbetet i lartë në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit për të publikuar të dhëna që...
09:40 | 14/09/2026

Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani

Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bombat ajrore dhe dronët, çdo ditë humbin jetën njerëz...
09:31 | 14/09/2026

Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar punën e të dërguarve të tij të posaçëm, Steve Whitkoff dhe Jared Kushner , mes raportimeve se ai po shqyrton dhënien e një roli në...
09:30 | 14/09/2026