Një statujë e aktivistit të ndjerë të krahut të djathtë Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA në Phoenix të Arizonës. Në fotot e qarkulluara në rrjet duket se statuja është lyer me bojë të kuqe në formë “spray”.
Në staujë është vendosur një kryq në fytyrën e Kirk, si edhe një njollë e madhe në qafën e tij, aty ku edhe u qëllua për vdekje, në 10 shtator të vitit të kaluar. Po ashtu një “fytyrë e mërzitur” është vizatuar në të.
Sipas raportimeve një poster përkujtimor i vendosur pranë statujës është vandalizuar po ashtu.
“Ne do ta restaurojmë statujën dhe do të zëvendësojmë tabelat, por po shqyrtojmë gjithashtu pamjet filmike të incidentit dhe po punojmë me forcat e ligjit për të identifikuar se kush e bëri këtë dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës”, tha Turning Point USA në një deklaratë.
Statuja 2.5 metra e lartë u instalua më 10 shtator, në përkujtim të 1 vjetorit të vrasjes së Charlie Kirk, i cili kujtijmë se qe një aleat kyç i presidentit Donald Trump.
