
Tirana është zgjuar sot me protesta kundër qeverisë Rama. Me thirrjet me megafon ‘Rama jepe dorëheqjen’, një grup protestuesish kanë marshuar nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Ata i kanë bërë thirrje nxënësve të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ të bashkohen me ta në protestë.
Policia ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona në komisariatin nr 3. Kujtojmë që në Tiranë prej 107 ditësh qytetarët dalin çdo ditë në shesh dhe protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.