Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha uron për fillimin e viti të ri shkollor, por nuk kursen kritikat për qeverinë: Nisim me 5900 nxënës më pak

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha uron për fillimin e viti të ri shkollor, por nuk kursen
Foto e ndare nga Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, këtë të hënë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit mësuesit dhe prindërit shqiptarë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Por ai nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj qeverisë, teksa sipas tij ky vit i ri shkollor e gjen shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor. Berisha shkruan se vetëm në një vit Shqipëria ka humbur rreth 5900 nxënës të arsimit fillor, me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa.

“Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare”, thotë ish-kryeministri.

Reagimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Së pari, urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë në këtë ditë të veçantë për ta dhe për mbarë kombin.

Një urim të veçantë, nga zemra, për vogëlushet dhe vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë për ta një vit i mbarë dhe plot suksese, dije dhe ëndrra të bukura.

Por, të dashur miq, viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor.

Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa.

Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese