Viti i ri shkollor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Kujdesemi që ky rrugëtim i nxënësve të jetë i sigurt
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita këtë të hënë ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Hita thekson se Policinë e Shtetit do të kujdeset që rrugëtim i nxënësve të jetë i sigurt. Ai theksoi se me sigurinë e fëmijëve nuk bëjnë kompromis dhe nuk pushojnë.
“Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër, Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.
Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë.
Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne. Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt”, u shpreh Hita.
Shpallet në kërkim Alket Rizai, tjetër rekord i arratisjes për shqiptarin
35 959 fluturime në ditë, Evropa regjistroi trafik ajror rekord gjatë verës! Shqipëria ndër vendet më të vizituara
Viti i ri shkollor, Berisha: Shqipëria me një krizë të thellë demografike, 5,900 nxënës më pak në vetëm një vit
- 10:15 Deputetët britanikë kërkojnë një ligj të ri për të adresuar kërcënimin e IA-së ndaj të drejtave të njeriut
- 10:11 Të gjitha dokumentet në një aplikacion? Portofoli i ri digjital i BE-së mund të zgjidhë problemet administrative
- 10:09 Dështon takimi në Oman! Arabia Saudite anulon bisedimet me Iranin, Teherani: Finalizuam paktin për Hormuzin
- 10:02 Shpallet në kërkim Alket Rizai, tjetër rekord i arratisjes për shqiptarin
- 10:01 35 959 fluturime në ditë, Evropa regjistroi trafik ajror rekord gjatë verës! Shqipëria ndër vendet më të vizituara
- 10:00 Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare ish-portieri, Ludek Miklosko