web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD-së: Të gjithë ministrat e Ramës janë thjesht kukulla

14 Shtator 2026, 10:35, Politikë CNA

Deputeti i PD-së: Të gjithë ministrat e Ramës janë

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka ndarë sot deklarata të ashpra lidhur me përzgjedhjen e përbërjes së kabinetit të qeverisë nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Syri TV”, Mziu tha se të gjithë ministrat janë thjesht kukulla dhe në 13 vitet e pushtetit të socialistëve, shumica e tyre janë anonimë.

Sipas demokratit, ky është roli që luajnë individët që zgjidhen nga Rama, ndërsa detyrat i mban ai vetë.

“Unë besoj që të gjithë ministrat janë thjesht kukulla, sepse jo më kot kryeministri shkon e përzgjedh persona anonimë. Jam i sigurt që edhe vetë kryeministrin nëse do ta pyesësh se kush kanë qenë ministër gjatë këtyre 13 viteve apo 14 viteve, jam i sigurt që nuk do t'i dijë. Pra, çfarëdo të thotë, që përveç Saimir Tahirit që mund të kujtohet po themi si ministër, të tjerët i ka përdorur thjesht si persona të cilët kanë qenë kalimtarë. Ju kujtoj që në këto 13 vite kanë qenë 9 ministra, apo vetëm vitin e fundit janë 3 ministra që kanë qenë në Ministrinë e Brendshme. Pra, çfarë do të thotë që absolutisht ky nuk tenton për të pasur një person që të luajë rolin e ministrit, po tenton për të pasur një vegël, ose një ministër njëpërdorimësh që të bëjë ashtu siç thotë kryeministri. Dhe nuk besoj që është barra e ministrave, por luajnë rolin e tyre”,-tha Mziu./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga