Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin

14 Shtator 2026 | 10:57

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë bashkuar bojkotit.

Sipas raportimeve, shkak për këtë bojkot është bërë rregullorja e re, e cila u ndalon avokatëve hyrjen në ambientet e gjykatës me telefona celularë. Megjithatë, mësohet se trupa gjykuese është parë vetë me telefona celularë. Po ashtu, gjatë ditës së sotme po shtyhen edhe gjyqet e tjera të planifikuara.

Kujtojmë se, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dha alarm fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, arrestohet autori

Një person është vënë në pranga këtë të hënë nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi mëngjesin e sotëm ai dha një...
10:43 | 14/09/2026

Viti i ri shkollor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Kujdesemi që ky rrugëtim i nxënësve të jetë i sigurt

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita këtë të hënë ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri...
10:27 | 14/09/2026

Shpallet në kërkim Alket Rizai, tjetër rekord i arratisjes për shqiptarin

Vetëm pak muaj para se të fitonte lirinë pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke, Alket Rizai është shpallur sërish në kërkim. Ai...
10:02 | 14/09/2026