Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryepolici Hita ka dalë me mesazh për të gjithë nxënësit të cilëve u ka uruar atyre sukses dhe rezultatet të larta në mësime. Ndërsa ka vënë në fokus dhe sigurinë e jetës së fëmijëve, për të cilët shkruan se efektivët do të jenë gjithmonë të gatshëm për t’u kujdesur që rrugëtimi i tyre të jetë sa më i sigurt.
“Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.
Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë” shkruan Hita në mesazhin e tij.
Në përmbyllje të reagimit të tij, kryepolici kërkon nga nxënësit që të ngrenë zërin në momentin kur përballen me situata të ndërlikuara ose kur e ndiejnë veten në rrezik.
Reagimi i kryepolicit Hita:
Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër,
Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.
Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë.
Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne.
Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt!
Drejtues Madhor Skender Hita
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
