Tech

A po ngadalëson OpenAI garën për AI? Reagon Sam Altman!

OpenAI mund të rishikojë ritmin me të cilin po zhvillon teknologjitë e saj më të avancuara të inteligjencës artificiale. Gjatë një takimi me stafin, CEO i kompanisë, Sam Altman, ka hedhur në diskutim idenë e një ngadalësimi të përkohshëm të zhvillimit të modeleve të gjeneratës së re. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në qendër të këtij diskutimi janë shqetësimet për sigurinë dhe pasojat e mundshme të sistemeve gjithnjë e më të fuqishme të AI.

Altman ka folur gjithashtu për mundësinë e një koordinimi më të madh mes kompanive kryesore të teknologjisë, me synimin për të vendosur një ritëm zhvillimi që të jetë më i kujdesshëm. Por një marrëveshje e tillë nuk duket e lehtë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë përfshirë në një garë të fortë për të avancuar sa më shpejt në fushën e inteligjencës artificiale dhe jo të gjitha mund të jenë të gatshme të frenojnë investimet apo zhvillimin e tyre.Diskutimi brenda OpenAI vjen në një moment kur fuqia e modeleve të AI po rritet me shpejtësi, ndërsa  me përparimin teknologjik po shtohen edhe debatet mbi kontrollin, sigurinë dhe rreziqet që mund të shoqërojnë këtë zhvillim.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.