E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Do të festonte 53-vjetorin, vajza e Paul Walker emocionon me dedikimin për aktorin e ndjerë

Ilustrim · Vizion Plus

Aktori i njohur i filmave “Fast & Furious”, Paul Walker, do të festonte 53-vjetorin e lindjes të shtunën, më 12 shtator. Në këtë ditë të veçantë, vajza e tij, Meadow Walker, e ka kujtuar të atin me një postim prekës në rrjetet sociale.

Meadow publikoi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet së bashku me babain e saj. Krahas fotos, ajo i kushtoi një mesazh emocionues, pavarësisht se aktori nuk është më në jetë.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit tim mbrojtës. Të dua”, shkroi Meadow në dedikimin e saj.

Paul Walker u nda nga jeta tragjikisht më 30 nëntor 2013, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik në Santa Clarita të Kalifornisë.

Aktori ndodhej në sediljen e pasagjerit të një Porsche Carrera GT, e cila drejtohej nga piloti profesionist i garave Roger Rodas. Ky i fundit humbi kontrollin e automjetit, i cili u përplas me një shtyllë dhe më pas u përfshi nga flakët.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e të dy burrave. Vdekja e papritur e Walker tronditi fansat në mbarë botën, si dhe industrinë e Hollywood-it

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.