Zgjedhja e presidentit, Kurti: Jemi shumë afër marrëveshjes, zgjedhjet e reja do të ishin papërgjegjësi

14 Shtator 2026 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zgjidhjen e çështjes së presidentit, duke thënë se vendi është shumë afër një marrëveshjeje politike dhe se shkuarja sërish në zgjedhje do të ishte e papërgjegjshme ndaj interesit publik.

Një ditë pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e parë të kabinetit “Kurti IV”, ai ka deklaruar se sfida kryesore tashmë është zgjedhja e presidentit, për çka tha se ekziston një marrëveshje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur, duke iu referuar edhe kundërshtimeve të disa deputetëve të LDK-së.

Kuvendi i Kosovës votoi një ditë më parë Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti. Pas formimit të institucioneve të reja, zgjedhja e presidentit mbetet çështja kryesore politike.

LVV-ja dhe LDK-ja kanë zhvilluar negociata për tejkalimin e ngërçit institucional dhe sigurimin e votave të nevojshme për presidentin. Palët kanë arritur marrëveshje politike, por ajo është kundërshtuar nga disa deputetë të LDK-së.

Për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta kërkon së paku tetëdhjetë vota në dy raundet e para. Në raundin e tretë mjaftojnë gjashtëdhjetë e një vota. Për zhvillimin e votimit kërkohet prania e së paku tetëdhjetë deputetëve.

Në rast se presidenti nuk zgjidhet as në raundin e tretë, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vazhdon seanca në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, palët japin sot përgjigjet përfundimtare

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon këtë të hënë seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të...
09:05 | 14/09/2026

AfD kërcënim për Kosovën, anulim njohja e pavarësisë? Deputeti Teich sqaron deklaratat

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me qëndrimin e...
22:04 | 13/09/2026

Policia e Kosovës sqaron planet e sigurisë: Ndërmarrja e masave është procedurë e rregullt, shmangni keqinformimin

Policia e Kosovës ka dalë këtë të diele me një njoftim zyrtar teksa ka sqaruar lidhur me masat e sigurisë. Ky reagim i policisë ka...
21:29 | 13/09/2026