• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Të hetohen partneritetet, kontratat dhe lidhjet me sigurinë kombëtare

by Sport Sport
September 14, 2026
in Aktualitet, Politike
PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Të hetohen partneritetet, kontratat dhe lidhjet me sigurinë kombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike dorëzon kërkesë për ngritjen e një Komisionit Hetimor për “KAYO”-n.

Deputeti Klevis Balliu deklaroi se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze që lidhen me sigurinë kombëtare, kontrollin shtetëror dhe aktivitetin e kompanisë në sektorin e armëve dhe teknologjisë ushtarake.

Sipas Balliut, një nga emrat që kërkon verifikim të plotë është ai i Ron Yeffet, për të cilin deputeti ngre pyetje mbi marrëdhëniet e tij me struktura të lidhura me KAYO-n, si dhe mbi lidhjet e raportuara me rrethin e Edi Ramës.

“Emri i Ron Yeffet kërkon përgjigje. Po kështu kërkon verifikim çdo informacion mbi përfshirjen e tij në hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga organet kompetente, atëherë kemi një arsye edhe më të fortë që të zbardhen të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale”, deklaroi Balliu.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi krijimin, më 23 mars 2026, të shoqërisë “Timak Horse Club”, me pronar përfitues Ron Yeffet, dhe lidhjen e aktivitetit të saj me “Equos Resort” në Petrelë.

Balliu thekson se kronologjia mes krijimit të kompanisë dhe zhvillimeve të mëvonshme që lidhen me pasuritë e Ergys Agasit dhe “Equos Resort” nuk përbën, në vetvete, provë të një vepre penale, por sipas tij është një rrethanë që duhet verifikuar nga institucionet kompetente.

Deputeti i PD-së kërkon që SPAK të verifikojë çdo lidhje të mundshme mes Yeffet, Agasit, “Equos Resort”, “Timak Horse Club” dhe personave apo subjekteve të përfshira në hetimet e AKSHI-t.

Në fokusin e Komisionit Hetimor, sipas Balliut, duhet të jetë edhe mënyra se si janë përzgjedhur partnerët e KAYO-s, kontratat e lidhura, kontrolli shtetëror mbi aktivitetin, importi dhe eksporti i armëve, si dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe interesit të sigurisë kombëtare.

“Parlamenti nuk po kërkon të zëvendësojë SPAK-un. SPAK duhet të hetojë çdo dyshim për vepra penale. Parlamenti ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontrollin parlamentar dhe të zbardhë përgjegjësinë politike dhe institucionale”, tha Balliu.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të votojë pro Komisionit Hetimor dhe të vendosë në dispozicion të tij të gjithë dokumentacionin.

“Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria nga hetimi parlamentar? Nëse KAYO është krijuar për interesin e mbrojtjes së vendit, atëherë transparenca duhet të jetë e plotë”.

Balliu e mbylli deklaratën me një paralajmërim politik: “Kur bëhet fjalë për armë, para publike dhe sigurinë kombëtare, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. As Edi Rama, as njerëzit pranë pushtetit dhe asnjë kompani private. Shteti shqiptar nuk mund të jetë mburojë për askënd”.

Previous Post

Protesta te Zogu i Zi/10 të shoqëruar, tubimi transferohet te Komisariati nr.1

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Të hetohen partneritetet, kontratat dhe lidhjet me sigurinë kombëtare

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Të hetohen partneritetet, kontratat dhe lidhjet me sigurinë kombëtare

September 14, 2026
Protesta te Zogu i Zi/10 të shoqëruar, tubimi transferohet te Komisariati nr.1

Protesta te Zogu i Zi/10 të shoqëruar, tubimi transferohet te Komisariati nr.1

September 14, 2026
Bie numri i nxënësve në Vlorë, në bankat e shkollës ulen dhe fëmijë ukrainas

Bie numri i nxënësve në Vlorë, në bankat e shkollës ulen dhe fëmijë ukrainas

September 14, 2026
Alarm për bombë te “Edith Durham” në ditën e parë të shkollës! Antiterrori prangos autorin e thirrjes

Alarm për bombë te “Edith Durham” në ditën e parë të shkollës! Antiterrori prangos autorin e thirrjes

September 14, 2026
Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese! AGSH depoziton padinë, kërkon shfuqizimin

Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese! AGSH depoziton padinë, kërkon shfuqizimin

September 14, 2026
Tension te Zogu i Zi/ Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Tension te Zogu i Zi/ Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

September 14, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Roskovec/ I ra vjehrrit me çekiç, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Detaje të reja nga ngjarja në Roskovec/ I ra vjehrrit me çekiç, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

September 14, 2026
Nisja e viti të ri shkollor shkakton kaos në qarkullim, rradhë kilometrike në kryeqytet deri në afërsi të Paskuqanit

Nisja e viti të ri shkollor shkakton kaos në qarkullim, rradhë kilometrike në kryeqytet deri në afërsi të Paskuqanit

September 14, 2026
Kërkime për Alket Rizain në Greqi/ Dy persona të arrestuar pas përplasjes me armë pranë një beach bar-i

Kërkime për Alket Rizain në Greqi/ Dy persona të arrestuar pas përplasjes me armë pranë një beach bar-i

September 14, 2026
Horoskopi ditor, e hënë 14 shtator 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Horoskopi ditor, e hënë 14 shtator 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

September 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL